Arkivi Publik synon zhvillimin e një koleksioni digjital të artefakteve pamore dhe materiale, që dokumentojnë aspekte të historisë moderne të Prizrenit përmes një procesi pjesëmarrës të grumbullimit, digjitalizimit dhe organizimit të materialeve që tani janë në posedim privat apo publik. Përmes përkrahjes bujare të koleksionuesve privatë, fotografëve, artistëve dhe qytetarëve të përkushtuar, Lumbardhi do ta ndërtojë një koleksion të pasur dhe të larmishëm që synon të nxisë biseda, programe dhe një arkiv të ardhshëm digjital, të specializuar në historitë lokale kulturore, ekonomike dhe shoqërore.
Arkivi Publik