Hulumtimi

Departamenti i Hulumtimi te Lumbardhi bazohet në gjenerimin e kërkimit përmes angazhimit kritik dhe në ndriçimin e kulturës vizuale dhe materiale në Kosovën e shekullit të 20-të. Është krijuar për të eksploruar ide transformuese, ndërdisiplinore në art, politikë dhe histori institucionale. Departamenti përpiqet të formulojë hetime, ushtrime kërkimore dhe projekte që janë konceptuar për të vënë në dyshim dhe identifikuar praktikat dhe diskurset që mbeten të pashënuara, por që kanë efekte materiale brenda momentit tonë bashkëkohor. Departamenti përfshin njësinë e arkivave e cila është krijuar që të gjenerojë një arkiv dixhital duke i vënë në dispozicion publikisht grupet e të dhënave dhe materialet e projekteve kërkimore specifike.

Njësia Hulumtuese e Lumbardhit është krijuar për të zhvilluar forma të rregulluara mirë të pyetjeve dhe për të eksploruar ide transformuese, ndërdisiplinore përgjatë artit, politikës, historisë, arsimit dhe historive institucionale. Kjo njësi përfshin komponentin e arkivave, që është krijuar që ta dokumentojë historinë e Lumbardhit, ta ndriçojë kulturën vizuale dhe materiale në Kosovën e shekullit të 20-të, si dhe t’i plotësojë përpjekjet programore dhe kërkimore të Fondacionit.