Filmi

Programi filmik i Lumbardhit fokusohet në mënyrat alternative dhe kolektive të ndërtimit të një kulture kinematografike. Përmes programeve tematike, retrospektivave dhe diskutimeve, ai sjell filma estetikisht të ndryshëm të cilët mbeten bashkëkohorë për shkak të qasjes së tyre ndaj problemeve politike vendore dhe planetare. Nga njëra anë, ai synon të ndërtojë një publik me qasje kritike, një proces që u ndërpre nga historia politike lokale, ndërsa nga ana tjetër, ai përpiqet të gjejë forma të reja angazhimesh në epokën e pranisë së vahzdueshme të pamjeve në lëvizje. Duke u përqëndruar në filmat dhe kineastët vendas dhe ndërkombëtarë, Kino Lumbardhi synon të krijojë një lidhje alternative e cila bazohet në luftërat e përbashkëta politike.

Përveç shfaqjeve, ngjarjet e filmit përfshijnë diskutime me kineastë, kritikë të filmit dhe teoricienë, si dhe aktorë të tjerë përkatës. Programi filmik i Kino Lumbardhit gjithashtu informohet nga projektet kërkimore në vazhdim e sipër të Lumbardhit, me qëllim të krijimit të një ndërlidhjeje produktive të programeve. Kështu, programi i filmit shndërrohet në një platformë ku idetë e reja testohen me një publik më të gjerë.

Programi i filmit LXX Kosovafilm: Fragmente A thyhen tullat përmes të qeshurës? 4 për 20! Ngrohje për Dokufest! Kolektivi Habibi: "Tregime të grave nga SWANA". Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker Të dielat në Kino Dy Rrëfime Fantazmagorike Kuhle Vampe Retrospektiva e Wim Wenders State of Exception: Retrospektiva e Želimir Žilnikut Programi i filmit: "Amësia" Jeta Pas Enverit: Kinematografia Shqiptare e viteve 1990 Kino Lumbardhi 2015-2018