Bashkëpunimet

Përveç programeve bazë, Lumbardhi angazhohet në projekte afatgjata të bashkëpunimit me institucione të tjera kulturore, në fusha të ndryshme të fushëveprimit të tij operativ, nga programet e filmit dhe muzikës deri te kërkimi dhe edukimi. Këto bashkëpunime vendore dhe ndërkombëtare synojnë të sjellin te publiku i Lumbardhit forma të tjera të veprimeve institucionale, shkëmbim të njohurive dhe burimeve si dhe përcjelljen e metodave epistemologjike tek studiuesit dhe programuesit më të rinj, duke kontribuar kështu në krijimin e kuadrove të reja dhe qytetarëve aktivë.