QARK

QARK është format bashkëpunuimi me artistë, hulumtues dhe kuratorë për të korresponduar me kërkimet dhe programet e Lumbardhit. Përmes ftesave ose thirrjeve të hapura tematike, mbështet punët e bazuara në kërkime, praktikat kritike dhe të angazhuara në shoqëri dhe gjenerimin e programeve që krijojnë ndërveprime të reja midis institucionit, hapësirës dhe publikut. Duke përdorur procesin bashkëpunues si një mjet i të mësuarit kolektiv, QARK synon t’i formësojë mënyrat në të cilat Lumbardhi operon, e zgjeron veten dhe angazhohet me komunitetin artistik dhe kërkimor.

QARK u përkrah nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës i Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Instituti Goethe dhe partnerë të tjerë.