Muzika

Duke vazhduar traditën e koncerteve dhe festivaleve në kinemanë e hapur dhe në përpjekje për t’iu përgjigjur mungesës së performancave të rregullta të drejtpërdrejta dhe mungesës së një hapësire muzikore në qytet, Lumbardhi ka programuar muzikë qysh prej hapjes së  kinemasë. Përmes koncerteve, bashkëpunimeve dhe mikpritjeve, Lumbardhi u bë vendi kryesor për të sjellë grupe dhe interpretues të njohur dhe për të ofruar praninë e tyre për audiencën prizrenase dhe më gjerë.

Programi muzikor i Lumbardhit ofron gjithashtu komponente thellësisht të kuruara dhe me shumë shtresa si Variacionet e Dëgjimit që mendohen në përputhje me nevojat kohore dhe lokale të publikut.

Variacionet e dëgjimit LXXm Lumbardhi n'Behar Private Room Programi i koncerteve 2015 - 2020