Formimi i Kombit

Formimi i Kombit shqyrton mënyrat se si komuniteti turk folës në Jugosllavi e perceptoi identitetin e vet kombëtar gjatë periudhës socialiste, duke treguar dinamikat dhe strukturat konkrete të përfshira në krijimin e kësaj historie përmes intervistave, literaturës arkivore dhe dokumentacionit.

Qëllimi i këtij projekti është ta studiojë formimin e ideologjisë nacionaliste turke gjatë Jugosllavisë socialiste. Fushëveprimi i hulumtimit mbulon prodhimet kulturore, artistike dhe intelektuale (duke u mbështetur në burimet e shtypura) në Kosovë dhe Maqedoni nga viti 1945 deri në vitin 1991. Argumenti kryesor i projektit kërkimor bazohet në teorinë se vazhdimësia e ideologjive kombëtare mund të gjurmohet në efekte materialiste shumë konkrete që janë të lidhura me institucionet politike. Duke studiuar historinë kulturore dhe politike të pakicës turqishtfolëse në Jugosllavi, projekti synon të tregojë dinamikën komplekse dhe kontradiktore të formacioneve kombëtare. Projekti dyvjeçar do të rezultojë me programe publike, duke përfshirë leksione, seminare dhe ekspozita, si dhe një sërë botimesh.

Për më shumë lidhur me hulumtimet e projektit Formimi i Kombit, vizitoni BLLOGU-n.