Lumbardhi të mërkurën ishte nikoqir i delegacionit të përfaqësuesve nga Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane për Investim të cilët ndodhen në Kosovë në një vizitë zyrtare.
Me këtë rast, vizitorët patën mundësi të njihen për së afërmi me historinë e Kino Lumbardhit dhe procesin për rijetësimin të tij, hapa këto që ndikuan në përzgjedhjen e Lumbardhit ndër projektet fituese të Çmimeve të Trashëgimisë Evropiane / Çmimet Europa Nostra për vitin 2022. Në takim, palët patën mundësi ta koordinojnë ceremoninë festive e cila do të mbahet në Prizren me 7 Gusht si dhe ceremoninë kryesore të çmimeve që do të zhvillohet me 26 shtator në ndërtesën monumentale të Operës Shtetërore në Pragë.