Fondacioni Lumbardhi dhe Filharmonia e Kosovës kanë kënaqësinë të ju njoftojnë mbi premierën e veprës “Monade” të kompozuar nga pianisti dhe multi-instrumentalisti Robert Bisha e cilat do të mbahet me 17 shtator tek Kino Lumbardhi në Prizren.
Pas performancës në solo piano “Home Neverland” në vitin 2020, Bisha u rikthye në Prizren këtë pranverë për një rezidencë artistike ku filloi procesin e hulumtimit dhe kompozimit, duke u njoftuar me historinë e Kino Lumbardhit dhe rrethanave të ndryshueshme përgjatë 70 viteve të saj, përmes studimeve dhe takimeve me pjesëtarë të komunitetit artistik.
Duke u nisur nga ky kërkim, ai komponoi “Monade”, një suitë për pianoforte, orkestër, kor, elektronikë kinematografike, ku kinemaja konsiderohet si nje instrument i përfshirë në orkestër, solistë vokalë dhe instrumente të folkut të rimodernuar që shqyrtojnë tematika kyqe që i përkasin qytetit të Prizrenit.
Për premierën e “Monade” me 17 shtator Robert Bisha do të jetë i shoqëruar nga pjesëtarë të orkestrit dhe korit të Filarmonisë së Kosovës, me rast të hapjes së sezonit koncertal të kësaj të fundit.
Detajet më të hollësishme për veprën dhe ngjarjen do të shpalosen ditëve në vijim.