Ligjërata e Stephen Cowley si pjesë e programit Permanent Transition

Mbi procesin e mendimit, Prizrenin dhe imagjinimin e të ardhmeve

Biseda ndërthur kujtime nga Prizreni i viteve ‘80 dhe mbi çfarë unë di mbi gjuhën dhe mendimin. Si fillim, vizatoj ndryshimet në pikëpamje të mendjes, gjuhës dhe procesit të mendimit. Me mbi 40 vite me në fokus mbi njehsimin u zhvendos te trupëzimi e mandej në mënyrën se si gjuha ndërlidhet me praktikat. Shumëçka varet nga imagjinimi i të ardhmes – nga mënyra se si bashkë me tjetrin, secili përdor një moment specifik për t’i bërë vend çfarë është e mundshme të ndodhë.

Duke iu drejtuar Prizrenit të vitit 2024, mbështetem në këtë mision ekolinguistik duke synuar të rris këto marrëdhënie që i japin jetë jetës. Duke patur parasysh se nga vijmë, ne mund të veprojmë më mirë në këto botë të bëra prej gjuhësh.

Duke koduar këtë zhvillim të së ardhmes në një hapësirë të mënjanuar familjare, ne bëjmë bashkë praktika që nxisin rezultate pozitive e që ndërlidhen me jetë të tjera. Sikur ata, ne mund të ndryshojmë jetesën apo gjuhën tonë. Në krijimin e së ardhmes ne mund të çlirojmë të shkuara gjysmë të harruara që rrezikojnë potencialin e përgjysmuar të ndjeshmërive tona.

Më shumë mbi ligjëruesin:

Stephen Cowley, Profesor i Merituar në Universitetin e Danimarkës së Jugut. Karriera e tij është zhvilluar në Itali, Suedi, ish-Jugosllavi, Afrikë të Jugut, Mbretërinë e Bashkuar si dhe në Danimarkë. Gjatë viteve të paharrueshme 1982-1984, ai jepte mësim në Prizren.

Teksa është u përpoq të mësonte shqip, por nuk ia doli me gegnishten dhe turqishten e Prizrenit, ai vijoi këtë rrugëtim gjuhësor kah pyetjeve të pazankonta. Ky kërkim e çoi në pikëpamje të nxituara dhe ndërdisiplinore gjuhësore, tek mendja e sigurisht te se si përputhet qenia me jetën vetë.

Më shumë mbi programin:

Ky është prezantimi i parë prej serisë së ligjëratave të organizuar për projektin “Permanent Transition”, i mbështetur prej European Cultural Foundation.

Ky program sjell një mori hulumtuesish dhe profesionistë e praktikues të fushës së arit, linguistikës, agrikulturës, ekonomisë dhe fushave të tjera, me synimin e të propozuar mënyra të ndryshme të të kuptuarit të krizës klimatike dhe mbi forma të ndryshme se si mund të reagojmë në të ardhmen.