Photo Talk – Ligjëratë nga Blerta Hoçia

Në prezantimin e fundit të kësaj serie, Blerta Hoçia do të prezantojë disa punë nga seritë fotografike: ‘Nusja me çarçaf në kokë’, ‘Demiurgu’, ‘Kam shumë sy, sy të bukur’ dhe ‘Rroftë’.

Blerta Hoçia është një artiste dhe kuratore nga Shqipëria e cila aktualisht jeton dhe punon në Prishtinë. Ajo ka kryer studimet e larta në Akademinë e Firences. Ka qenë drejtuese e Konservimit dhe Menaxhimit të Arkivit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shqipëri dhe është themeluese e platformës ndërdisiplinore, Nisesos – Kronika nga Periferia. Aktualisht punon si kuratore dhe hulumtuese pranë Fondit për të Drejtë Humanitare Kosovë, FDHK.

Prezantimi do të mbahet të enjten prej orës 19:00 në gjuhën shqipe.