Albumet Pandemike #1: SYTË: Divine Computer
Lumbardhi me entuziazëm prezanton performancën e parë të serisë Albumet Pandemike si nëndegëz e re e ‘Variacionet e dëgjimit’!
Bendi nga Prishtina SYTË do ta elektrizojë mbrëmjen e së shtunës, me 26 qershor, duke nisur nga ora 20:30, me tingujt e tyre që valëviten mes R&B-së dhe indie-popit.
Kjo performancë jep fokusin albumit “Divine Computer”, që u publikua gjatë fillimit të pandemisë. Suksesi i albumit ka arritur ta tërheqë edhe vëmendjen e disa mediave ndërkombëtare.
SYTË janë vokalistja Nita Kaja, Drin Tashi në sint, bateristi Granit Havolli dhe basisti Fatlind Ferati.
Bileta për koncert mund të gjindet te Lumbardhi, me çmim prej 3 eurosh.
Ky koncert mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe KTV.