Ekspozitë: Përkthyer në Socializëm, një bashkëpumin mes Fondacionit Lumbardhi dhe Salt

Përkthyer në Socializëm paraqet historinë pak të njohur të komuniteteve turqisht-folëse në Jugosllavi, më saktë në Kosovë dhe Maqedoni. Kjo paraqitje hulumton se si, në një kontekst shoqëror shumëkombëtar, u afirmua identiteti turk dhe se si u transformua nën ideologjinë socialiste. 

Qëllimi historik i Përkthyer në Socializëm shkon pas në vitet 1920, vitin ku një pjesë e popullatës së shtypur muslimane në Mbretërinë e Jugosllavisë, panë shëlbim në idetë majtiste. Ajo gjurmon historinë e një gjenerate të re aktivistësh që ndihmuan në qartësimin e rrugës për një të ardhme socialiste, vizion i cili u ndërpre nga regjimi monarkik. Duke ndërtuar mbi këtë trashëgimi, ekspozita zgjerohet në realitetin e ri të Jugosllavisë socialiste deri në fund të viteve ‘80.

Megjithëse komunitetet turqisht-folëse përbënin zyrtarisht një pjesë të vogël të popullsisë, politikat ndaj minoriteteve kombëtare mundësuan shpërhapjen e një morie aktivitetesh që gjuhën turke. Këtu përfshihen gazeta, periodikë, shkolla dhe organizime të ndryshme kulturore dhe politike. Ndërlidhshmëria e këtyre nismave lehtësoi patjen e një perspektive më të nuancuar që sfidonte qasjet kryesuese ndaj nacionalizmit dhe vinin në pyetje se çfarë ishte totalitare apo etno-nacionaliste në diskursin jugosllav, duke konsoliduar ndarjen traumatike të tyre gjatë luftërave të viteve ‘90.

Në Përkthyer në socializëm ripunohen materiale historike me burim nga arkiva private dhe biblioteka publike, e shumë prej tyre zbulohen për herë të parë. Këto materiale ndërthuren me punë bashkëkohore nga Mustafa Emin Büyükcoşkun, Yane Calovski, Hana Miletić, Ahmet Öğüt, Fevzi Tüfekçi dhe Dilek Winchester. Ekspozita eksploron mënyrën se si është ndërtuar vetëdija kombëtare bazuar në solidaritet dhe ndërkombësi, duke rrëfyer se si veçantia historike e socializmit jugosllav si prsh., vetëorganizimi dhe mospërputhshmëria, formësuan mënyrat se si komunitetet turqisht-folësëve janë paramenduar. Duke theksuar forma të reja kulturore prej këtyre dinamikave të ndërlikuara, ekspozita thur bashkë një histori të panjohur që mbetet unike dhe e rëndësishme. 

Përkthyer në socializëm vjen me program nga Sezgin Boynik, Tevfik Rada dhe Merve Elveren është realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. 

* * *

Programi: Merve Elveren

Hulumtimi: Sezgin Boynik, Tevfik Rada (Pykë-Presje)

Artistët: Mustafa Emin Büyükcoşkun, Yane Calovski, Hana Miletić, Ahmet Öğüt, Fevzi Tüfekçi, Dilek Winchester

Koordinatore e ekspozitës : Sezin Romi

Prodhimi dhe Dizajni i ekspozitës: Emirhan Altuner

Editor: Ezgi Yurteri

Dizajni grafik: Bardhi Haliti

Dizjani i komunikimit: Emirhan Altuner, Elif Tuna

Instalimi: Eray Özcan, Burak Bodur, Fiksatif, OCD Museum Works, 3T Reklam

Mirënjohje: Gönül Bektaş; Tacida & Nimetullah Hafız; Altay Suroy; BAL-TAM, Balkan Center for Turkological Studies (Prizren); Cinematheque of North Macedonia Archive; Museum of the Republic of North Macedonia; Museum of Revolution, Phototheque Collection, Museum of Kosovo; The Macedonian Academy of Sciences and Arts, Archive of the History Department (Skopje); TÜSTAV (Istanbul); Museum of Yugoslavia Archive (Belgrade)

Ekspozita është realizuar me kontributet e Asya International Movers, Eureko Sigorta dhe Jotun.

...
Rita Braga dhe Blla Blla Blla… në Skaj Sessions këtë tetor!

Me datë 12 tetor ju presim të gjithëve në Kino Lumbardhi për Skaj Sessions të fundit për këtë vit.

Skaj Session filloi si një program muzikor që lidh stile dhe gjeografi të ndryshme muzikore në një skenë dhe kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim këtë vit në Kino Lumbardhi artistë si Siksa, Putan Club, Jay-Jay Johanson, Gillespie, Kolektiv RKS, Heavenphetamine, Tringa Sadiku dhe Torrin Williams, dhe tani jemi shumë të gëzuar që e mbyllim programin me dy performanca që lidhin meloditë shpirtërore dhe eklektike së bashku me ritmet e fuqishme dhe energjike në një natë me Rita Braga dhe Blla Blla Blla...

Rita Braga është muzikante nga Portugalia, muzika e së cilës frymëzohet nga pionerët e post-punk-ut, elektronikës dhe kabaretit.

Së fundmi, Braga ka lansuar albumin e saj të fundit “Illegal Planet” ndërsa vetë ka performuar në të gjithë botën përreth 15 vite dhe ka bashkëpunuar me artistë si Ana da Silva (The Raincoats), Felix Kubin, Ian Svenonius (që gjithashtu kemi patur kënaqësinë ta kemi patur në Kino Lumbardhi) dhe të tjerë.

Blla Blla Blla… u formua në vitin 1988 dhe kanë luajtur në vend, rajon dhe më gjerë. Bendi nisi të eksperimentonte në stile dhe forma të ndryshme muzikore derisa krijuan shenjën e tyre atë që ata e kanë quajtur: “Oversky balkanishe Re-formë”, që është dhe titulli i albumit të tyre të dytë.

Rryma muzikore në të cilën bëjnë pjesë konsiderohet shpesh si “art rock” duke përzier ritmet rock me instrumente të ndryshme, si në këtë rast, violina tipike e Blla Blla Blla…-ve, vokale të forta dhe performancë skenike krejt të veçantë.

Biletat i gjeni vetëm në Kino Lumbardhi deri para nisjes së performancave dhe kushtojnë 3 euro.

Shënim: Dyert hapen prej orës 20:00.

Për më shumë informacion, drejtohuni në rrjetet tona sociale.

...
Pehlivanët: Resounded është online

Për të tretën herë Ansambli Eksperimental i Lumbardhit së bashku me kompozitorin Ilir Bajri  punuan përreth një javën për të kompozuar një kolonë zanore për dokumentarin e Besim Sahatçiut të titulluar “Pehlivanët”.

Ansambli Eksperimental i Lumbardhit, nismë e Fondacionit Lumbardhi, kësaj radhe i përbërë prej 11 instrumentistësh nën drejtimin e kompozitorit Ilir Bajri, formuluan dhe e interpretuan drejtpërsëdrejti kolonën zanore më 6 gusht 2024, në skenën e Kino Lumbardhit, e që gjithashtu ishte pjesë e shfaqjeve speciale në edicionin e XXIII-të të festivalit të filmit dokumentar Dokufest. 

Mund të ndiqni online në Youtube performancën e AEL: këtu.

Ansambli Eksperimental i Lumbardhit dhe Pehlivanët: Resounded është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dokufest dhe ITP Prizren.

Kredite:

Ilir Bajri: Udhëheqës i Ansamblit

Cemi Tatar : Drummer & Koordinator Artistik

Diart Ramadani: Inxhinier i zërit

Ares Shporta: Producent Ekzekutiv

Instrumentistë :

Iris Perolli - Violë

Lirdina Kukaj - Violë

Gresa Broqi - Violonçel

Urim Maliqi - Gitarë

Anjeza Namligjiu - Piano / Synth

Eleonida Elezi - Piano / Synth

Viola Recaj - Piano / Synth

Rinë Foniqi - Klarinet

Malbora Krajku - Klarinet

Alba Basha - Flaut

Nita Krajku - Flaut

Ekipi:

Fisnik Eger: Koordinator i Eventit

Hazir Dula: Koordinator i Produksionit / Digjitalizimi i dokumentarit

Ardit Guncati: Zyrtar për Administratë dhe Financa

...
OPE.N: Thirrje për rezidenca për artistë dhe punëtorë të kulturës (nga Kroacia, Kosova dhe Sllovenia)

A jeni artist apo punëtor kulturor, studiues apo gazetar i interesuar për marrëdhëniet e hapësirave të pavarura dhe komuniteteve kulturore? Dëshironi të eksploroni kushtet, sfidat, marrëdhëniet dhe ndikimin e këtyre hapësirave në komunitetet e tyre? Nëse po, ju ftojmë të aplikoni për programin tonë të 5-javore të rezidencës, i modeluar për të ofruar njohuri më të thella në botën e hapësirave të pavarura kulturore në të gjithë Kroacinë (Rijeka dhe Zagreb), Kosovën (Prizren) dhe Slloveninë (Kranj dhe Maribor).

Pasqyrë e programit

Programi është konceptuar për të ofruar një eksplorim gjithëpërfshirës të hapësirave të pavarura dhe skenave kulturore, duke u fokusuar në qëndrueshmërinë e tyre, problemet me të cilat përballen në ditët e sotme dhe rolin e tyre në mbështetjen e praktikës artistike dhe lëvizshmërisë përmes rezidencialeve. Ne jemi të interesuar të kuptojmë rëndësinë e këtyre hapësirave brenda komunitetit lokal dhe aktorëve të ndryshëm të përfshirë.

Me mbështetjen e partnerëve nikoqirë, rezidentët do të jenë në gjendje të kryejnë kërkimet e tyre, të takohen me organizata, artistë dhe punëtorë nga skena e pavarur. Nëpërmjet qëndrimit të tyre, ata fitojnë këndvështrime të reja dhe të ndryshme për skenën dhe kryejnë një ekzaminim të shumëanshëm të hapësirave të pavarura, duke ndërthurur shprehjen artistike me depërtimin analitik dhe duke vendosur marrëdhënie të reja midis skenave.

Thirrje e hapur për Pjesëmarrësit:


Ne jemi duke kërkuar pjesëmarrës kreativë dhe kureshtarë të angazhuar në shoqëri për t'iu bashkuar programit tonë rezidencial. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen përmes kësaj thirrjeje të hapur bazuar në motivimin e tyre dhe përvojat e mëparshme. Dy artistë dhe dy punonjës të kulturës, studiues ose gazetarë me fokus në kulturën e pavarur do të zgjidhen nga secili vend për të ndjekur rezidencën në një nga vendet e tjera.

Eksperienca rezidenciale

Përgjatë një qëndrimi pesë-javor midis shkurtit dhe marsit 2025, rezidentët do të kenë mundësinë të njohin skenën lokale, duke e jetuar këtë lëvizshmëri "të ngadaltë" që lejon një kuptim të thellë të hapësirave dhe komuniteteve që vizitojnë. Artistët do të kryejnë kërkime artistike të paraqitura përmes temës dhe mediumit të tyre të zgjedhur, ndërsa punonjësit/studiuesit/gazetarët e kulturës do të pritet të japin një pasqyrim tekstual të përvojës së tyre. Në përfundim të rezidencës, rezidentët do t'i prezantojnë veprat e tyre publikut vendas me anë të vogla - ekspozita, prezantime ose forma të tjera të ngjarjeve publike sipas zgjedhjes së tyre, të programuara me institucionin pritës. Kjo do të ofrojë një perspektivë të re për pozicionin dhe rëndësinë e hapësirave të pavarura, si dhe vëzhgime të tjera rreth skenës kulturore dhe lidhjes së saj me komunitetet e ndryshme.

Si të aplikoni:

Nëpërmjet kësaj thirrjeje, bordi i Rezidencës së projekteve do të përzgjedhë 6 artistë dhe 6 punëtorë/gazetarë/studiues kulturor (2 në secilin grup për shtet) për një qëndrim 5-javor në një nga vendet e tjera partnere. Banorët pritet të prodhojnë të paktën një rezultat të hulumtimit të tyre që do të prezantohet.

Dërgoni aplikimin tuaj, duke përfshirë një CV, një përzgjedhje të punëve tuaja dhe një letër motivimi që përfshin një deklaratë interesi me një propozim për projektin tuaj kërkimor gjatë qëndrimit.
Aplikimet do të shqyrtohen nga bordi i rezidencës dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen deri në fund të tetorit. Bazuar në listën e aplikimeve, bordi mund të ftojë aplikantët për intervista online.

Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2024

Për më shumë informacion na kontaktoni në info@lumbardhi.org

...
Skaj Sessions me Tringa Sadikun dhe Torrin Williams

Shtatori vjen me tingujt e kitarave të Tringa Sadikut dhe Torrin Williams, në një interpretim duo në Kino Lumbardhi. Më 6 shtator prej orës 20:00, ata do të performojnë një repertor të muzikës klasike që përmban ndjeshmëri e ritme të ndryshme, prej klasikes në barok, prej muzikës folklorike e popullore spanjolle e rimarrje të tjera bashkëkohore.

Tringa dhe Torrin, janë thellësisht të formuar në interpretimin në kitarë duke e nisur me Tringën: ajo ka vijuar studimet në Kosovë dhe prej këtu ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme si brenda dhe jashtë vendit (Festiwal Akademia Gitary, Poloni; Berlin Guitar Festival, Gjermani; Dam Festival, Kosovë; Chopin Piano Fest, Kosovë etj). Ndërsa Torrin ka nisur të luajë në kitarë në Londër (Guildhall School of Music/Purcell School for Young Musicians) dhe ka patur debutimin e tij të parë në koncetin solo në Wigmore Hall.

Të dy janë studentë në Graz prej nga kanë nisur bashkëpunimin e tyre dhe ju presin në Prizren këtë fillim shtatori për një mbrëmje muzikore.

...
Ligjëratë e Sezin Romi në Prizren

Arkivimi, mbledhja dhe qasshmëria është tema që risolli Sezin Romi, Bibliotekistes dhe Arkivistes së Lartë në institucionin Salt në Stamboll, në Prizren në prezencën e pjesëmarrëve nga Arkiva Rajonale e Prizrenit, Biblioteka Kombëtare e Prishtinës, përfaqësues të bibliotekave rajonale në Kosovë.

Patëm kënaqësinë të ndiqnim ligjëratën e Sezin Romi, Udhëheqëse e Bibliotekës dhe Arkivit në Salt (Stamboll, Turqi), lidhur me arkivimin, mbledhjen dhe qasjen në arkiva. Marrë shkas nga projekti “Arkivi Publik” i Lumbardhit dhe fokusit të tij në koleksionimin e një arkive mbi historinë moderne të Prizrenit, në këtë ligjëratë dëgjuam mbi eksperiencën e Romi me procesin e arkivimit në Salt dhe për mënyrat se si mund të ndërtojmë qasje më të mira të përdorimit të arkivave nga institucionet si dhe rolin e arkivave në ndërtimin e historisë dhe të prodhimit të dijes/njohurive. 

Romi, në fjalën e saj fokusuar në arkivat e deritanishme me Fondacionin Lumbardhi dhe praktikat e institucionit Salt në lidhje me trajtimin, digjitalizimin dhe aksesueshmërinë shprehu se njohja me hapësirën dhe praktikat e përpjekjet e  Lumbardhit ka nisur kohë më parë prej vitit 2016 dhe prej atëherë janë realizuar disa bashkëpunime, punëtori dhe ligjërata lidhur me procesin e arkivimit në të gjitha hapat e saj.

Duke vënë në vëmendje nocionin e arkivit, ajo shpjegoi dobinë e këtij procesi dhe aspektet e frytshme të përdorimit të arkivave nga institucionet. Marrë shkas nga eksperienca e saj në Salt ajo shqyrtoi rolin e arkivit dhe institucioneve në prodhimin e historisë dhe të dijes.

Duke patur parasysh synimin e Lumbardhit për të mbledhur arkiva familjare për të përpiluar historinë moderne të Prizreni dhe për të lehtësuar qasshmërinë në to, Romi përkapi një koncept të rëndësishëm të pad.ma (Public Access Digital Media Archive) se “nuk duhet pritur për arkivat” - duke thënë se procesi i arkivimit duhet të jetë i gjallë dhe i vijueshëm, e jo të pritet që koha të vërshojë që më pas t’i rikthehemi atyre. 

Takimi u zhvillua në hapësirat e bibliotekës në Prizren e ritheksoi rolin e rëndësishëm të punës me arkivin si një formë bashkëpunimi që ndihmon përpjekjet për të mirëinformuar kujtesën kolektive si dhe praktika të ndryshme tradicionale, digjitale dhe eksperimentale me arkivin. 

Më shumë për Sezin Romi:

Sezin Romi është Udhëheqëse e Lartë e Bibliotekës dhe Arkivit në institucionin Salt në Stamboll, Turqi.
Ajo punoi në Platformën Garanti CAC, Stamboll midis 2007 - 2010 dheka marrë pjesë në krijimin e sistemeve të arkivit të bibliotekës dhe artit bashkëkohor në këtë platformë si dhe udhëhoqi transformimin e saj në Salt Research në 2011. Fusha kërkimore e Romit përfshin zhvillimin e koleksioneve të librave, kërkimeve dhe projekteve arkivore mbi historinë e artit në Turqi pas viteve 1950. Ajo gjithashtu është bashkëredaktore e botimeve të ndryshme si İsmail Saray (Salt, 2018), Sentez ve Montaj: Özer Kabaş Yazıları (Salt, 2022), etj.

Më shumë për SALT:

SALT është një institucion kulturor jofitimprurës në shërbimin publik që angazhohet në kërkime, ekspozita, botime, projekte online, konferenca dhe programe të tjera publike në Turqia. Institucioni punon mes pikëtakimeve e disiplinave të ndryshme si ajo vizuale praktikat, mjedisi i ndërtuar, jeta shoqërore dhe historia ekonomike. Programet e SALT janë shpërndarë në ndërtesat SALT Galata dhe SALT Beyoğlu në Stamboll.

...
Ligjërata e Stephen Cowley si pjesë e programit Permanent Transition

Mbi procesin e mendimit, Prizrenin dhe imagjinimin e të ardhmeve

Biseda ndërthur kujtime nga Prizreni i viteve ‘80 dhe mbi çfarë unë di mbi gjuhën dhe mendimin. Si fillim, vizatoj ndryshimet në pikëpamje të mendjes, gjuhës dhe procesit të mendimit. Me mbi 40 vite me në fokus mbi njehsimin u zhvendos te trupëzimi e mandej në mënyrën se si gjuha ndërlidhet me praktikat. Shumëçka varet nga imagjinimi i të ardhmes - nga mënyra se si bashkë me tjetrin, secili përdor një moment specifik për t’i bërë vend çfarë është e mundshme të ndodhë.

Duke iu drejtuar Prizrenit të vitit 2024, mbështetem në këtë mision ekolinguistik duke synuar të rris këto marrëdhënie që i japin jetë jetës. Duke patur parasysh se nga vijmë, ne mund të veprojmë më mirë në këto botë të bëra prej gjuhësh.

Duke koduar këtë zhvillim të së ardhmes në një hapësirë të mënjanuar familjare, ne bëjmë bashkë praktika që nxisin rezultate pozitive e që ndërlidhen me jetë të tjera. Sikur ata, ne mund të ndryshojmë jetesën apo gjuhën tonë. Në krijimin e së ardhmes ne mund të çlirojmë të shkuara gjysmë të harruara që rrezikojnë potencialin e përgjysmuar të ndjeshmërive tona.

Më shumë mbi ligjëruesin:

Stephen Cowley, Profesor i Merituar në Universitetin e Danimarkës së Jugut. Karriera e tij është zhvilluar në Itali, Suedi, ish-Jugosllavi, Afrikë të Jugut, Mbretërinë e Bashkuar si dhe në Danimarkë. Gjatë viteve të paharrueshme 1982-1984, ai jepte mësim në Prizren.

Teksa është u përpoq të mësonte shqip, por nuk ia doli me gegnishten dhe turqishten e Prizrenit, ai vijoi këtë rrugëtim gjuhësor kah pyetjeve të pazankonta. Ky kërkim e çoi në pikëpamje të nxituara dhe ndërdisiplinore gjuhësore, tek mendja e sigurisht te se si përputhet qenia me jetën vetë.

Më shumë mbi programin:

Ky është prezantimi i parë prej serisë së ligjëratave të organizuar për projektin “Permanent Transition”, i mbështetur prej European Cultural Foundation.

Ky program sjell një mori hulumtuesish dhe profesionistë e praktikues të fushës së arit, linguistikës, agrikulturës, ekonomisë dhe fushave të tjera, me synimin e të propozuar mënyra të ndryshme të të kuptuarit të krizës klimatike dhe mbi forma të ndryshme se si mund të reagojmë në të ardhmen.

...
Photo Talk – Ligjëratë nga Blerta Hoçia

Në prezantimin e fundit të kësaj serie, Blerta Hoçia do të prezantojë disa punë nga seritë fotografike: 'Nusja me çarçaf në kokë', 'Demiurgu', 'Kam shumë sy, sy të bukur' dhe 'Rroftë'.

Blerta Hoçia është një artiste dhe kuratore nga Shqipëria e cila aktualisht jeton dhe punon në Prishtinë. Ajo ka kryer studimet e larta në Akademinë e Firences. Ka qenë drejtuese e Konservimit dhe Menaxhimit të Arkivit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shqipëri dhe është themeluese e platformës ndërdisiplinore, Nisesos – Kronika nga Periferia. Aktualisht punon si kuratore dhe hulumtuese pranë Fondit për të Drejtë Humanitare Kosovë, FDHK.

Prezantimi do të mbahet të enjten prej orës 19:00 në gjuhën shqipe.

...
Photo Talk – Ligjëratë nga Ferdi Limani

Ferdi Limani do të bëjë një prezantim rreth fotografive që ka realizuar gjatë periudhës 1999-2022 në javën e tretë të serisë Photo Talks.

Ferdi filloi interesimin për fotografi në fund të viteve të 90’ kur Kosova kalonte nëpër mizori. Dokumentimi i historisë qe shtytësi kryesor që ta vazhdonte këtë profesion duke studiuar gazetari dhe të punojë me gazeta vendase dhe media ndërkombëtare në Kosovë dhe vende tjera. Krahas punës si freelancer, ai është kontribues në agjencinë Getty Images.

Prezantimi do të mbahet të enjten prej orës 19:00 në gjuhën shqipe.

...
Photo Talks – Ligjëratë nga Majlinda Hoxha

Majlinda Hoxha në javën e dytë të serisë Photo Talks do të bisedojë për fotografinë në të cilën takohen koncepti, e përditshmja dhe dokumentimi.

Lindur më 1984, në Kosovë — Hoxha është fotografe me bazë në Prishtinë. Ajo fitoi graden MFA nga Elam School of Fine Arts ne Auckland, Zelandë e Re më 2008. Fotografia e Hoxhes nxjerr inspirim nga gjuha e fragmentimit dhe zhvendosjes, dhe është shumë e ndjeshme ndaj turbullirave të fundit politike dhe sociale në Kosovë.

Prezantimi do të mbahet të enjten prej orës 19:00 në gjuhën shqipe.

...