Çka nëse historia do të na përkiste neve?

FONDACIONI LUMBARDHI
Ekspozita: Çka nëse historia do të na përkiste neve?
Kuruar nga: Kumjana Novakova
Hapja: E hënë, 08 gusht 2022, ora 20:00
📍 Shtëpia Shani Efendi
📅 09 gusht > 30 shtator
🕛 10:00 - 20:00

Si mund të duket një e kaluar feministe e gjurmuar nga dhe me të tjerët?
A mund ta pluralizojmë historinë?
A mund ta thyejmë linearitetin dhe ta propozojmë bashkëjetesën e shumë mikrohistorive?
A mund të rrisim të tashme (të reja) nga shumë të kaluara të tjera?

Po sikur historia të na përkiste neve? është një hapësirë ​​që mbinë nga këto mundësi dhe ushqen subjektivitete të ndryshme e të larmishme.

Në këtë mënyrë hyjmë në një ushtrim të krijimit të botës, një kënd lojërash për histori dhe të ardhme spekulative dhe mendojmë për të kaluarën / të tashmen / të ardhmen tonë me pretekstin "po sikur...", si në "po sikur historitë kombëtare të ishin feministe?", "po sikur të tjerat të mos fshiheshin nga krijimi i botërave?”, “po sikur të tjerat të ishin shkruar në kulturën tonë?”.

Paralelisht me veprën e re të komisionuar nga Diana Toucedo, ekspozita prezanton veprat ende të padukshme të artit nga periferitë, gjithashtu si gjest kundërhistorie ndaj monokulturës feministe perëndimore. Artiste si Azra Aksamija, Delphine Seyrig, Doplgenger, belit sag dhe Norika Sefa do të vihen në pah.

Kështu, së bashku propozojmë akte të subjektiviteteve aktive të historisë.

ARTISTET

Azra Aksamija
belit sag
Delphine Seyrig
Diana Toucedo
Doplgenger
Norika Sefa

Kuratore e ekspozitës: Kumjana Novakova
Bashkëpunëtore e dizajimit të ekspozitës: Nisa Bujari
Produksioni: Ares Shporta
Asistente e produksionit: Fjolla Rabi
Instalimi i ekspozitës: Skender Xhukolli
Identiteti vizual dhe dizajni grafik: Ali Cindoruk
Kordinimi i komunikimit: Edi Gashi
Redaktore dhe përkthyese: Fjolla Hoxha
Administrata dhe financat: Dua Misolli

Kjo ekspozitë është mbështetur bujarisht nga të gjitha artistet dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në realizim, Zyra Zvicerane për Bashkepunim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, CHwB Kosova, DokuFest, Ambasada Franceze, Qendra Audiovizuele Simone de Beauvoir dhe Anibar.

...
DokuFest x Lumbardhi prezantojnë: Hercules & Love Affair

DokuFest dhe Lumbardhi, kanë kënaqësinë të prezantojnë Hercules and Love Affair me 8 gusht, 2022 në Kino Bahçe në Prizren, në kuadër të line-up të këtij viti të #DokuNights dhe #LXX.

Hercules and Love Affair është projekt i muzikës dance i krijuar nga DJ, këngëtari, kompozitori, muzikanti dhe producenti amerikan Andy Butler, në vitin 2004. I përbërë nga një ekip i ndryshueshëm interpretuesish dhe muzikantësh, grupi vepron brenda zhanreve të muzikës house, disko, tekno dhe nu-disko.

Fillimisht të bazuar në New York City, tani me bazë në Ghent, Belgjikë, Hercules dhe Love Affair u themeluan pas bashkëpunimit të Butler me Anohni për të prodhuar këngën "Blind", që ishte një hit dhe u bë kënga e vitit në Pitchforks. Albumi i tyre debutues i vitit 2008 Hercules and Love Affair në DFA Records, mori një vlerësim të gjerë nga kritikët. Grupi vazhdoi t’i prodhojë dy albume për Moshi Moshi, “Blue Songs” në 2011, dhe më pas “The Feast of the Broken Heart” në 2014, ku John Grant paraqitet si i ftuar në këngën "I Try To Talk To You". Albumi i tyre i katërt “Omnion" u lansua në 2017 nga Atlantic Records, me Sharon Van Etten në këngën sipas së cilës u emërtua albumi.

Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, më 17 qershor 2022 grupi publikoi albumin e tyre të pestë “In Amber”, album me të cilin bendi do të performojnë në Kino Bahçe në kuadër të turneut të tyre evropian.

Biletat do të jenë në shitje te Kino Lumbardhi në Prizren, Servis Fantazia në Prishtinë dhe online 👉 https://dokufest.com/en/2022/dokunights/hercules-love-affair

...
Malik Halçe: Metamorphosis

Lumbardhi ka kënaqësinë të mirëpresë solo recitalin “Metamorphosis” nga pianisti Malik Halçe.

Solo recitali përbëhet nga pjesë të kompozitorëve të ndryshëm nga periudha dhe stile me kontraste drastike. Koncerti do të fillojë me pjesët më të rëndësishme dhe më sfiduese në repertorin standard të pianos të quajtur “Katër balada” (1831-1842) nga një prej kompozitorëve më të veçantë të pianos, Frédéric Chopin. Programi do të pasohet nga një sonatë për solo piano nga Béla Bartók (1926), “Puthja e fëmijës-Jezus” (Le baiser de l'Enfant-Jesus) nga “Njëzet vështrimet e fëmijës-Jezus” (Vingt Regards sur l'Enfant-Jesus) (1942) të Olivier Messiaen, dhe një vepër monumentale e quajtur Dante Sonata (Après une lecture du Dante: Fantasia quasi Sonata) (1849) nga kompozitori Franz Liszt.

Malik Halçe është nga Prizreni. Aftësimi i tij në piano nisi nga Shkolla e Muzikës Lorenc Antoni dhe vazhdoi në Konservatorin Shtetëror të Universitetit të Arteve të Bukura Mimar Sinan në Stamboll të Turqisë, për të vijuar me Akademinë Norvegjeze të Muzikës në Oslo, Norvegji. Aktualisht, ai studion në Akademinë e Muzikës Franz Liszt me Prof. Dráfi Kálmán në Budapest, Hungari.

Ai ka marrë pjesë në masterklasa të shumë pianistëve të njohur si Alicia Paleta Bugaj, Nikolay Demidenko, Denis Kozhukhin, Christian Wilm Müller, Ragna Schirmer, Johan Schmidt.

Në vitin 2012, Maliku u nderua me çmimin e dytë në konkursin e talentëve të rinjë, bashkë- organizuar nga Sedat Gürel - Güzin Gürel Arts Camp; Science Foundation dhe Orkestra Simfonike Shtetërore e Stambollit, ku performoi para audicionit në shoqërimin e Orkestrës Simfonike Shtetërore të Stambollit. Në vitin 2014 është vlerësuar edhe me çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të pianos ‘Pianisti i Ri 2014’ në Kosovë. Më pas Maliku performoi me Orkestrën Filharmonike të Kosovës në vitin 2015.

Ai u ftua në Festivalin Ndërkombëtar të Pianos në Miami në vitin 2017 dhe 2018. Gjatë qëndrimit të tij në Miami, Maliku dha koncerte të shumta dhe pati mundësinë të punojë me pianistë të njohur botërorë, duke përfshirë Jorge Luis Prats, Kemal Gekic, Claudio Martinez-Mehner, Francesco Libetta dhe Walter Ponce. Në vitin 2019 Maliku ka dhënë koncerte në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Pianos Chopin dhe Autostrada Biennale në Kosovë.

Ky koncert u mundësua me mbështetjen e Komunës së Prizrenit, Komunës së Prishtinës, Cinemarine dhe KTV.

...
Europa Nostra viziton Kino Lumbardhin

Lumbardhi të mërkurën ishte nikoqir i delegacionit të përfaqësuesve nga Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane për Investim të cilët ndodhen në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Me këtë rast, vizitorët patën mundësi të njihen për së afërmi me historinë e Kino Lumbardhit dhe procesin për rijetësimin të tij, hapa këto që ndikuan në përzgjedhjen e Lumbardhit ndër projektet fituese të Çmimeve të Trashëgimisë Evropiane / Çmimet Europa Nostra për vitin 2022. Në takim, palët patën mundësi ta koordinojnë ceremoninë festive e cila do të mbahet në Prizren me 7 Gusht si dhe ceremoninë kryesore të çmimeve që do të zhvillohet me 26 shtator në ndërtesën monumentale të Operës Shtetërore në Pragë.

...
“Lumbardhi Përsëri Publik” ndër fituesit e vitit 2022 të Çmimeve të Trashëgimisë Europiane / Çmimeve Europa Nostra

Komisioni Evropian dhe Europa Nostra sapo kanë shpallur fituesit e vitit 2022 për Çmimet e Trashëgimisë Evropiane / Çmimet Europa Nostra, financuar nga programi i BE-së për Evropën Kreative. Mes fituesve të këtij viti është edhe nisma “Lumbardhi Përsëri Publik” në kategorinë Angazhimi dhe Ndërgjegjësimi i Qytetarëve.

Këtë vit, që shënon 20 vjetorin e Çmimeve më prestigjioze të Evropës në fushën e trashëgimisë, 30 arritje të jashtëzakonshme të trashëgimisë nga 18 vende evropiane janë dhënë në pesë kategori. Këto kategori janë në përputhje me zhvillimet dhe prioritetet më të fundit në lidhje me politikën dhe praktikën e trashëgimisë në Evropë.

“Ndikimi që ka pasur nisma “Lumbardhi Përsëri Publik” në komunitetin lokal është shumë cilësor dhe dallohet për mënyrën se si ka ndikuar në politikat dhe qëndrimet e trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë. Angazhimi kreativ i të rinjve në aktivitete është i lavdërueshëm dhe bën të dukshme vlerat e shumta të vendeve të trashëgimisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të qyteteve”, theksoi juria e Çmimeve.

Ceremonia kryesore e çmimeve do të mbahet me 26 shtator në Pragë, ndërsa komunikatën e plotë dhe informacionet e detajuara për çmimin mund ti gjeni në lidhjen poshtë.

https://www.europeanheritageawards.eu/winners/lumbardhi-public-again-project/
...
Fondacioni Lumbardhi dhe Dokufest lidhin partneritet strategjik deri më 2025

Fondacioni Lumbardhi dhe DokuFest kanë nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare të partneritetit strategjik, me qëllim të zhvillimit të nismave dhe programeve, ngritjen e kapaciteteve organizative dhe shkëmbimin e burimeve të përbashkëta.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihet LXX, programi i filmit për 70-vjetorin e Kino Lumbardhi, i cili shtrihet edhe në edicionin e XXI të DokuFest, së bashku me një ekspozitë, një performancë dhe programe publike të cilat do të shpalosen në vijim.

Bashkëpunimi parasheh krijimin e hapësirave të përbashkëta të punës, rezidencës, studimit dhe prodhimit, për të mbështetur zhvillimin e krijimtarisë dhe burimeve vendore si dhe avancuar bashkëpunimet lokale e ndërkombëtare me individë dhe institucione të angazhuar në arte, film dhe edukim.

Marrëveshja vjen pas më se shtatë vite bashkëpunim në drejtim të rijetësimit të Kino Lumbardhit, zhvillimit të platformave në nivel lokal, qendror dhe rajonal, si dhe shkëmbimit të përvojave mes organizata. Ajo ofron kornizë afatmesme që do të zbatohet përmes ngjarjeve dhe projekteve të përbashkëta deri në vitin 2025 në kërkim, mësim dhe prodhim në arte pamore dhe zanore.

...
Politika e Grafitit: Bisedë me Mitja Velikonja

Politika e Grafitit: Bisedë me Mitja Velikonja

E dielë, 12.06.2022
13:00
Kino Lumbardhi.

Studiuesi, teoricieni dhe profesori Mitja Velikonja do të zbarkojë në Prizren për një bisedë mbi agjencinë socio-politike të grafitit në Ballkan. Dr. Velikonja do ta prezantojë librin e tij më të fundit "Graffiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore" i cili përdorë raste studimore të grafitive politikë në Ballkanin post-socialist dhe Evropën Qendrore për ta hulumtuar përdorimin e tyre si medium politik subversiv. Pas këtij prezantimi, Dr. Velikonja do të diskutojë me sociologun Tevfik Rada për rolin e rëndësishëm të grafitit në hulumtimin e pikëpamjeve socio-politike të nënkulturave në Prizren dhe më gjerë.

Biseda do të mbahet në anglisht dhe do të transmetohet online.

Politika e Grafitit: Biseda me Mitja Velikonja u mbështet nga FfAI.

Rreth autorit:

Dr. Mitja Velikonja është profesor për studime kulturore dhe drejtues i Qendrës për Studime Kulturore dhe Fetare në Universitetin e Lubjanës, Slloveni. Fushat kryesore të kërkimit të tij përfshijnë ideologjitë politike bashkëkohore të Europës Qendrore dhe Ballkanike, nënkulturat dhe kulturën e grafitit, kujtesën kolektive dhe nostalgjinë post-socialiste. Monografitë e tij të fundit janë Të paktët e përzgjedhur - Estetika dhe ideologjia në grafitive të fansave të futbollit- dhe Arti i rrugës (Doppelhouse Press, 2021), Grafiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore (Routledge, 2020, i vlerësuar si një nga arritjet më të mira të Universitetit të Lubjanës në vitin 2020, tashmë i përkthyer në gjuhën serbe dhe shqipe dhe në përkthim në sllovenisht dhe maqedonisht).

Rreth librit:

Pavarësisht rritjes së dixhitalizimit global, grafiti mbetet i përhapur dhe i popullarizuar, duke ofruar me disa fjalë ose imazhe një tregues të gjallë vizuel të kushteve kulturore, dinamikave sociale dhe strukturave të pushtetit në një shoqëri dhe duke provokuar një sërë reagimesh. Duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore, si dhe analiza të detajuara ndërdisiplinore të grafiteve “patriotike”, të djathta ekstreme, futbollistike, nostalgjike dhe shoviniste dhe artit të rrugës, Mitja Velikonja shqyrton pse dhe nga kush përdoren grafitetet si media politike, dhe / kundër kujt drejtohen? Libri teorizon diskutimet e grafiteve politike dhe artit të rrugës për të treguar qasje të ndryshme metodologjike nga katër pika kuptimi: konteksti, autori, vetë vepra dhe publiku. Është në interes të trupit në rritje të letërsisë që fokusohet në studimet (nën) kulturore në Ballkanin bashkëkohor, transitologji, studimet kulturore vizuele, teori të artit, antropologji, sociologji dhe studimet e politikës radikale. Libri u botua fillimisht në anglisht (2020), u përkthye në serbisht (2020) dhe shqip (2022) dhe do të botohet këtë vit edhe në sllovenisht dhe maqedonisht.

...
Michelle Gurevich performoi te Lumbardhi

Lumbardhi kishte kënaqësinë ta prezantojë koncertin debutues të Michelle Gurevich në Kosovë më 24 qershor 2022 në Kino Bahçe!

Michelle Gurevich është këngëtare dhe kantautore kanadeze, e njohur edhe me emrin e saj të dikurshëm të skenës Chinawoman. Muzika e saj është e ndikuar nga trashëgimia e saj ruse dhe është përshkruar si rock i ngadalësuar dhe "lo-fi pop". Vajza e një balerine Kirov dhe një inxhinieri nga Leningradi, Michelle u rrit duke dëgjuar koleksionin e prindërve të saj të disqeve sovjetike dhe evropiane të viteve '70. Fansat e saj më të mëdhenj janë në Evropën Lindore.

Duke manovruar mes retro motiveve madhështore dhe një sinqeriteti befasues, këngët e Michelle Gurevich janë tragjikomike, të drejtuara nga melodia, sentimentale dhe të pezulluara në hijeshi. Ajo ndërthur humorin me realizmin e errët në baladat e tymosura dhe intime të lëvruara me tekste prerëse dhe fataliste.

Me shfaqjet që shiten rregullisht në qytete si Stambolli, Berlini, Varshava dhe Athina, Michelle ka krijuar një vend që përfshinë diasporën e Evropës Lindore, skenën queer të Berlinit dhe ato me shije për baladrinë melodramatike të Charles Aznavour, Zeki Müren dhe Nikolai Sliçenko. Ndërsa koncertet e saj përfshijnë më shumë aspekte të drejtpërdrejta dhe një grup muzikantësh, ajo vazhdon të prodhojë muzikë në dhomën e saj të gjumit, duke ruajtur një intimitet dhe beqari të shprehjes - nga dhoma e saj e gjumit në tuajën. Një zhanër i bazuar pjesërisht në elemente të melodisë dhe stilit, por për më tepër, një qasje e nënshkrimit fatalisto-festiv ndaj shkrimit të këngëve.

Michelle Gurevich ka prodhuar gjashtë albume në studio dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re "Goodbye My Dictator", duke krijuar referenca të forta me trashëgiminë e saj dhe situatën aktuale politike në Ukrainë.

...
Programi LXX në ekran të madh

Fondacioni Lumbardhi vazhdon programin e 70 vjetorit të themelimit të kinemasë me LXX, kësaj rradhe në ekranin e madh!

Pesë filma nga shtete të ndryshme të shfaqura në Kino Bistrica gjatë dekadave të ndryshme të jetës së kinemasë do të shfaqen mes 25-29 maj.

Programi hapet me filmin epik partizan dhe anti-fashist Beteja e Neretvës (1969) me regji të Veljko Bulajić, bazuar në ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore. Ky është filmi më i shtrenjtë i prodhuar në ish Jugosllavi, i nomunuar për shpërblimin Oskar të akademisë së filmit në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Në mesin e ekipit ndërkombëtar të aktorëve luajnë Orson Welles, Sergei Bondarchuk, Curt Jürgens, Bata Živojinović, Ljubiša Samardžić dhe Faruk Begolli. 

Filmat vijues janë: Dashuritë e një bjondeje - Miloš Forman, (1965), Era dhe Lisi- Besim Sahatçiu (1979), Vera e Thatë- Metin Erksan (1963), Njëherë e një kohë në Perëndim- Sergio Leone (1968).

Në hapje, fjalën do ta marrin drejtorja e Qendrës Filmike të Sarajevës, Ines Tanović, kuratorët e programit të filmit si dhe ish punëtorë të kinemasë Bistrica.

Filmi i hapjes shfaqet me 25 maj në Kino Bahçe, në vazhdim të promovimit të librit “Lumbardhi: një histori episodike”, me fillim nga ora 19:00.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Bashkimit Evropian, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Institutit Goethe dhe partnerëve të tjerë. 

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.

...
Promovimi i librit “Lumbardhi: një Histori Episodike”

Lumbardhi ju fton në lansimin e “Lumbardhi: një Histori Episodike” që mbahet me 25 maj prej orës 19:00 në Kino Bahçe.

Libri flet për takimin dhe ndërveprimin midis Kino Lumbardhit dhe Prizrenit, prej rrethanave që sollën te hapja e kinemasë në vitin 1952 e deri te ndalja e aktivitetit pas falimentimit të ndërmarrjes shoqërore “Kino Bistrica” në fillim të shekullit të ri.

Duke u mbështetur në procesin e mbledhjes dhe interpretimit të materialeve të gjetura në kinema, në arkivin e gazetës “Rilindja” dhe burime tjera, sikurse dëshmitë e akterëve në epizode kyqe, hulumtuesit Bengi Muzbeg dhe Tevfik Rada sjellin një tregim të fragmentuar që përshkruan ndeshjet dhe kontradiktat mes një ndërtese, një qyteti dhe artit të kinemasë, përbrenda kontekstit të transformimeve shoqërore, politike e teknologjike.

“Lumbardhi: një Histori Episodike” është botuar nga Fondacioni Lumbardhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Kosovës, zyrës në Kosovë të forumZFD, Fondacionit për Iniciativa të Artit dhe me bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

...