Fondacioni Lumbardhi dhe Vardar Film nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

Me 13.04. 2022, drejtori i Vardar Film nga Shkupi, z. Sani Saidi ishte i pranishëm në Prizren për ta nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes Vardar Film dhe Fondacionit Lumbardhi.


Vardar Film dhe Fondacioni Lumbardhi u dedikohen thellimit të një bashkëpunimi afatgjatë me qëllim të zhvillimit të programeve të filmit, edukimit në histori të filmit, si dhe programeve të shkëmbimit të përvojave mes dy institucioneve.


Filmat e parë të prezantuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, Etja (1971) dhe Pjesa maqedonase e ferrit (1971) do të shfaqen në kuadër të programit të filmit ” LXX”, në vazhdën e ngjarjeve të planifikuara për ta festuar 70 vjetorin e hapjes së Kinemasë Lumbardhi.


Filmat do të shfaqen në Kino Bahçe, mes datave 25 maj – 30 shtator.


Vardar Film është kompani e prodhimit dhe shpërndarjes së filmave me seli në Shkup, Maqedoni e Veriut. Ka filluar funksionimin në vitin 1947 dhe sot funksionon si qendër moderne filmike dhe edukative.