Ligjëratë e Vedran Horvat si pjesë e programit Permanent Transition

Ligjëratë e Vedran Hovrat mbi politikat ekologjike në Ballkan.

Vedran Horvat do të jetë në Kino Lumbardhi më 27 nëntor, prej orës 19:30 për të diskutuar lidhur me politikat ekologjike në Ballkan, prej punës së tij si drejtues i Institutit për Ekologji Politike si dhe librit të tij “Here at last – Pathways to Green Politics in the Western Balkans”.

Në këtë libër ai trajton rëndësinë e politikave të gjelbra dhe rolin e tyre në Ballkanin Perëndimor nën lupën e rikthimit të autoritarizmit, shpërbërjes së demokracisë dhe degradimit mjedisor duke i parë këto politika si kyçe për të qenë agjentë transformues pozitivë të së ardhmes.

Vedrat Horvat është gazetar, sociolog, hulumtues, aktivist dhe autor. Prej vitit 2015 ai punon në Institutin për Politika Ekologjike në Zagreb. Në dy dekadat e fundit ai ka qenë pjesë e një sërë projekteve, nismave dhe përpjekjeve lidhur me politikat e gjelbra në Kroaci, Ballkan dhe Evropë. Si themelues dhe koordinator kryesor i Green Academy, një program i avancuar i edukimit në politikat ekologjike, ai ka operuar në udhëkryqin mes politikës, akademisë dhe lëvizjeve shoqërore.

Më shumë mbi programin:

Ky është prezantimi i dytë prej serisë së ligjëratave të organizuara për projektin “Permanent Transition” mbështetur prej European Cultural Foundation.

Ky program sjell një mori hulumtuesish dhe profesionistësh e praktikues të fushës së artit, linguistikës, aktivizmit, ekonomisë dhe fushave të tjera, me synimin për të propozuar mënyra të ndryshme të të kuptuarit të krizës klimatike dhe se si mund të reagojmë në të ardhmen.