Lumbardhi kishte kënaqësinë ta prezantojë koncertin debutues të Michelle Gurevich në Kosovë më 24 qershor 2022 në Kino Bahçe!
Michelle Gurevich është këngëtare dhe kantautore kanadeze, e njohur edhe me emrin e saj të dikurshëm të skenës Chinawoman. Muzika e saj është e ndikuar nga trashëgimia e saj ruse dhe është përshkruar si rock i ngadalësuar dhe “lo-fi pop”. Vajza e një balerine Kirov dhe një inxhinieri nga Leningradi, Michelle u rrit duke dëgjuar koleksionin e prindërve të saj të disqeve sovjetike dhe evropiane të viteve ’70. Fansat e saj më të mëdhenj janë në Evropën Lindore.
Duke manovruar mes retro motiveve madhështore dhe një sinqeriteti befasues, këngët e Michelle Gurevich janë tragjikomike, të drejtuara nga melodia, sentimentale dhe të pezulluara në hijeshi. Ajo ndërthur humorin me realizmin e errët në baladat e tymosura dhe intime të lëvruara me tekste prerëse dhe fataliste.
Me shfaqjet që shiten rregullisht në qytete si Stambolli, Berlini, Varshava dhe Athina, Michelle ka krijuar një vend që përfshinë diasporën e Evropës Lindore, skenën queer të Berlinit dhe ato me shije për baladrinë melodramatike të Charles Aznavour, Zeki Müren dhe Nikolai Sliçenko. Ndërsa koncertet e saj përfshijnë më shumë aspekte të drejtpërdrejta dhe një grup muzikantësh, ajo vazhdon të prodhojë muzikë në dhomën e saj të gjumit, duke ruajtur një intimitet dhe beqari të shprehjes – nga dhoma e saj e gjumit në tuajën. Një zhanër i bazuar pjesërisht në elemente të melodisë dhe stilit, por për më tepër, një qasje e nënshkrimit fatalisto-festiv ndaj shkrimit të këngëve.
Michelle Gurevich ka prodhuar gjashtë albume në studio dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Goodbye My Dictator”, duke krijuar referenca të forta me trashëgiminë e saj dhe situatën aktuale politike në Ukrainë.