Këtë të shtunë, me 5 qershor, kemi kënaqsinë t’ju njoftojmë që ‘Muzgu Zanor’ nisë me kantuatoren, Elsa Rraqi dhe pianistin, Ilir Bajri. Performanca e titulluar ‘Dritë’, duke simbolizuar daljen nga errësira kolektive e pandemisë, përfshinë intepretime të këngëve origjinale nga zëri i ngrohtë i Elsës dhe çasjes së veçantë të harmonive dhe improvizimeve të Ilirit.
Pas përfundimit të performancës do të shoqërohemi me një listë muzikore të këngëve të përzgjedhura nga Elsa dhe Iliri, duke krijuar mundësinë për t’u njoftuar me njëri-tjetrin, diskutuar mbi mbresat nga perspektiva e dëgjuesëve dhe muzikantëve, me qëllim për ta krijuar një përvojë të kandshme kolektive.
‘Muzgu Zanor’, si degëz e re e ‘Variacionet e Dëgjimit’, synon rindërtimin e raportit mes publikut dhe muzikantëve, që u tjetërsua në vitin që e lamë pas, si pasojë e pandemisë. Çdo të shtunë prej orës 19:30, muzgun në Kino Bahçe mund ta shijoni përmes dëgjimit aktiv të tingujve muzikorë, të cilët hera-herës ndërthuren me ritmin e peisazhit zanor të Prizrenit.