Muzgu Zanor: Plator Gashi

Këtë të shtunë, më 10 korrik, si pjesë e programit ‘Muzgu Zanor’, të ftuar e kemi këngëtarin dhe kitaristin Plator Gashi.

I lindun dhe i rritun në Prishtinë, Platori është dashamir i folklorit, letërsisë gojore e llojllojshmërisë gjuhësore, aspekte të cilat përpiqet me i shkri e ndërfutë në eksplorimet e tij muzikore. Përveç kangës shqipe, Platori tërheq frymëzim edhe nga traditat e gjinitë e tjera muzikore, sidomos bossa nova braziliane, për me i ndërtu e stolisë përpunimet e tij.

Dyert hapen në orën 19:30 kurse performanca nisë në orën 20:00. Pas performancës, një play-listë me frymëzuesit muzikorë të Platorit, do të na shoqëron deri në orën kufizuese të muzikës, 22:45.

Biletat me çmim prej 2 eurosh janë në shitje te kafeja e Lumbardhit. Ju mirëpresim në Kino Bahçe!

Ky koncert mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” dhe Komuna e Prizrenit.