Ju presim të shtunën që vjen me Taxi Consilium, në mbrëmjen e parë muzikore për vitin 2025 të programit Off the Record në Kino Lumbardhi.
Katërshja e Taxi Consilium me Dragan Todosiev në bateri, Filip Bukrshliev në kitarë, Blagojche Tomevski në klarinetë dhe Andre Mircheska në double bass, njihen për interpretimet e tyre në skenën e jazz-it në Maqedoninë e Veriut sidomos për shkrirjen e veçantë të elementëve tradicionalë me ato modernë duke rikrijuar një tingull të shqueshëm e të errët e me performanca që e marrin me vete audiencën.
Off the Record me Taxi Consilium më 25 janar në Kino Lumbardhi
20 Janar, 2025