Botimi “Not Fully Human, Not Human at All” (“Jo plotësisht njerëzor, aspak njeri”), përqendrohet në një larmi tekstesh, duke filluar nga ese kritike, tek transkriptet e diskutimeve publike, tek tekstet artistike që përqëndrohen në përgjigjet artistike dhe diskursive ndaj proceseve të dehumanizimit që po ndodhin në Evropë. Botimi gjithashtu dokumenton rezultatet publike të projektit në Kunstverein in Hamburg (Gjermani), Fondacioni Lumbardhi (Prizren, Kosovë), Kunsthalle Lissabon dhe Hangar (Lisbonë, Portugali), Netwerk Aalst (Aalst, Belgjikë), dhe Kadist (Paris, Francë).
Duke sjellë një larmi të këtyre pozicioneve artistike dhe kulturore, botimi jep shembuj se si dehumanizimi mund të vlerësohet, ç’paketohet në mënyrë kritike – apo edhe tejkalohet – ndërsa në fund propozon që institucionet kulturore të Evropës të kenë një përgjegjësi të caktuar politike për t’iu përgjigjur proceseve të dehumanizimit.
Redaktuar nga Bettina Steinbrügge (Kunstverein në Hamburg) dhe Emilie Villez (KADIST)
Redaktor menaxhues: Nataša Petrešin-Bachelez dhe Nicholas Tammens
Grafika: Charlotte Rhode
Shpërndarja: Archive Books
Me kontribute nga: Arely Amaut, Saddie Choua, Andreja Dugandžić, Ibro Hasanović, Jelena Jureša, Kaltrina Krasniqi, Raquel Lima, Olivier Marbouef, Yuderkys Espinosa Miñoso, João Mourão, Arlette-Louise Ndakoze, Daniela Ortiz, Nataša Petrešin-Bachelez, Jelena Petrović, Lala Rašćić, Ares Shporta, Luís Silva, Bettina Steinbrügge, Nora Sternfeld, Pieternel, Vermoortel, Francisco Godoy Vega, Emilie Villez, Zairong Xiang.
Me vepra nga: Saddie Choua, Valentina Desideri , Denise Ferreira da Silva , Arely Amaut, Nilbar Güreş, Ibro Hasanović, Jelena Jureša, Doruntina Kastrati, Kaltrina Krasniqi, Olivier Marboeuf, Pedro Neves Marques, Christian Nyampeta, Daniela Ortiz, Monira Al Qadiri and Lala Raščić.