Politika e Grafitit: Bisedë me Mitja Velikonja

Politika e Grafitit: Bisedë me Mitja Velikonja

E dielë, 12.06.2022
13:00
Kino Lumbardhi.

Studiuesi, teoricieni dhe profesori Mitja Velikonja do të zbarkojë në Prizren për një bisedë mbi agjencinë socio-politike të grafitit në Ballkan. Dr. Velikonja do ta prezantojë librin e tij më të fundit “Graffiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore” i cili përdorë raste studimore të grafitive politikë në Ballkanin post-socialist dhe Evropën Qendrore për ta hulumtuar përdorimin e tyre si medium politik subversiv. Pas këtij prezantimi, Dr. Velikonja do të diskutojë me sociologun Tevfik Rada për rolin e rëndësishëm të grafitit në hulumtimin e pikëpamjeve socio-politike të nënkulturave në Prizren dhe më gjerë.

Biseda do të mbahet në anglisht dhe do të transmetohet online.

Politika e Grafitit: Biseda me Mitja Velikonja u mbështet nga FfAI.

Rreth autorit:

Dr. Mitja Velikonja është profesor për studime kulturore dhe drejtues i Qendrës për Studime Kulturore dhe Fetare në Universitetin e Lubjanës, Slloveni. Fushat kryesore të kërkimit të tij përfshijnë ideologjitë politike bashkëkohore të Europës Qendrore dhe Ballkanike, nënkulturat dhe kulturën e grafitit, kujtesën kolektive dhe nostalgjinë post-socialiste. Monografitë e tij të fundit janë Të paktët e përzgjedhur – Estetika dhe ideologjia në grafitive të fansave të futbollit- dhe Arti i rrugës (Doppelhouse Press, 2021), Grafiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore (Routledge, 2020, i vlerësuar si një nga arritjet më të mira të Universitetit të Lubjanës në vitin 2020, tashmë i përkthyer në gjuhën serbe dhe shqipe dhe në përkthim në sllovenisht dhe maqedonisht).

Rreth librit:

Pavarësisht rritjes së dixhitalizimit global, grafiti mbetet i përhapur dhe i popullarizuar, duke ofruar me disa fjalë ose imazhe një tregues të gjallë vizuel të kushteve kulturore, dinamikave sociale dhe strukturave të pushtetit në një shoqëri dhe duke provokuar një sërë reagimesh. Duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore, si dhe analiza të detajuara ndërdisiplinore të grafiteve “patriotike”, të djathta ekstreme, futbollistike, nostalgjike dhe shoviniste dhe artit të rrugës, Mitja Velikonja shqyrton pse dhe nga kush përdoren grafitetet si media politike, dhe / kundër kujt drejtohen? Libri teorizon diskutimet e grafiteve politike dhe artit të rrugës për të treguar qasje të ndryshme metodologjike nga katër pika kuptimi: konteksti, autori, vetë vepra dhe publiku. Është në interes të trupit në rritje të letërsisë që fokusohet në studimet (nën) kulturore në Ballkanin bashkëkohor, transitologji, studimet kulturore vizuele, teori të artit, antropologji, sociologji dhe studimet e politikës radikale. Libri u botua fillimisht në anglisht (2020), u përkthye në serbisht (2020) dhe shqip (2022) dhe do të botohet këtë vit edhe në sllovenisht dhe maqedonisht.