Punëtoria dhjetë ditëshe ‘Ansambli Eksperimental i Lumbardhit’ solli bashkë Cemi Tatar (në daulle), Ilirjana Memaj (në perkusione), Alejna Laloshi (në flautë), Yasin Rada (në gitarë dhe midi), Hasib Karaçi (në klarinet), Diart Ramadani (në dizajn tingulli), Agona Shporta (në narrativë) dhe Ilir Bajri (në piano).
Pjesëmarrësve të udhëhequr nga Ilir Bajri, kjo përvojë u dha mundësi të bëhen pjesë e një ansambli dhe të eksperimentojnë me aftësitë dhe talentet e tyre muzikore në mënyrë kreative përbrenda një grupi. Gjatë punëtorisë, grupi kompozoi dhe prodhoi muzikën 18 minutëshe për dokumentarin “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë, 1972”
‘Ansambli Eksperimental i Lumbardhit’ u zhvillua në kuadër të Programit të Edukimit të Lumbardhit dhe u përkrah nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.