Protocinema – shfaqje speciale

Fondacioni Lumbardhi organizoi shfaqje speciale të video programit të Protocinema të kuruar nga Aslı Seven “Pranverë e përhershme, behar i vonuar”, për studentët në nivelin bachelor të Fakultetit të Artit, Departamenti i Artit Konceptual, klasa për videoinstalim, udhëhequr nga Driton Selmani.

Programi njëorësh i videove të zgjedhura një kanalëshe që pati premierë në Stamboll në qershor, udhëtoi në vende të tjera në mbarë botën duke përfshirë shfaqjet te Lumbardhi, mes 23-26 tetorit.

Video programi paraqet vepra nga Sofia Gallisa Muriente, Ahmet Öğüt, Deniz Tortum & Kathryn Hamilton, Hera Büyüktaşçıyan, Emre Hüner dhe Minia Biabiany që reflektojnë mbi mjediset e ndërtuara si “skena” apo  peizazhe- peisazh kibernetik, peisazh mendor, duke mobilizuar gradacione të shumta hapësinore dhe kohore.

Realizimi i këtij programi është mbështetur nga Banka Raiffeisen në Kosovë.