Të shtunën, me 7 maj, mes orës 11:00-13:00, Lumbardhi organizoi punëtorinë për ngjyrosje me Rina Krasniqin, autoren e “Ngjyrose Lumbardhin”, ku u ftuan fëmijët e moshës 6-10 vjeç që të aplikojnë për një përvojë ngjyrosjeje.
Fëmijët patën mundësi që bashkë me autoren ta ngjyrosin ndonjë nga skenat e përfshira në librin ‘Ngjyrose Lumbardhin’ dhe të dëgjojnë tregime interesante rreth ish-Kino Bistricës që nga themelimi i saj e gjerë më sot. Pos ngjyrosjes dhe mësimit rreth kinemasë, fëmijëve do u dhurua nga një kopje e librit ‘Ngjyrose Lumbardhin’.