Skaj Sessions me Tringa Sadikun dhe Torrin Williams

Shtatori vjen me tingujt e kitarave të Tringa Sadikut dhe Torrin Williams, në një interpretim duo në Kino Lumbardhi. Më 6 shtator prej orës 20:00, ata do të performojnë një repertor të muzikës klasike që përmban ndjeshmëri e ritme të ndryshme, prej klasikes në barok, prej muzikës folklorike e popullore spanjolle e rimarrje të tjera bashkëkohore.

Tringa dhe Torrin, janë thellësisht të formuar në interpretimin në kitarë duke e nisur me Tringën: ajo ka vijuar studimet në Kosovë dhe prej këtu ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme si brenda dhe jashtë vendit (Festiwal Akademia Gitary, Poloni; Berlin Guitar Festival, Gjermani; Dam Festival, Kosovë; Chopin Piano Fest, Kosovë etj). Ndërsa Torrin ka nisur të luajë në kitarë në Londër (Guildhall School of Music/Purcell School for Young Musicians) dhe ka patur debutimin e tij të parë në koncetin solo në Wigmore Hall.

Të dy janë studentë në Graz prej nga kanë nisur bashkëpunimin e tyre dhe ju presin në Prizren këtë fillim shtatori për një mbrëmje muzikore.