Thirrje e Hapur: Punëtori e Animacionit Stop-Motion

Animacioni i stilit stop-motion është një mënyrë argëtuese dhe krijuese për të rrëfyer histori duke përdorur mjete të thjeshta si smartphones apo objekte të rëndomta. Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të mësojnë njohuritë bazë të praktikës stop-motion, prej lëvizjes nga kuadri në kuadër tek përdorimi i kolonave zanore dhe mbi mënyrën se si mund të realizojnë një film të thjeshtë e të shkurtër. 

Sesionet do të nisin me një prezantim dhe me aktivitete që do të na ndihmojnë të njohim pak më mirë njëri-tjetrin dhe praktikën. Pjesëmarrësit do të shohin një seri të shembujve të njohur të filmave të stilit stop-motion, projekte studentësh dhe një punim origjinal nga instruktorja. Një diskutim mbi arkivat do të ofrojë frymëzim për rrëfimtari dhe për të hulumtuar temat e kujtesës dhe kreativitetit.

Në vijim, pjesëmarrësit do të njihen me aplikacionin Stop Motion Studio i cili mund të aksesohet falas e do të të mësojnë se si të përkapin lëvizjet, të editojnë sekuencat dhe të rafinojnë videot e tyre. Pjesa kryesore e kësaj punëtorie do të fokusohet në praktikën e dorës së lirë, ku grupe të vogla do të zhvillojnë historitë e tyre dhe do t’i bëjnë realitet përmes animacionit. Drejt fundit, ata do të punojnë me kolonën zanore të cilën do t’ia bashkangjisin projekteve të tyre para shfaqjes finale. Punëtoria do të përfundojë me një seancë me pyetje dhe përgjigje dhe me një bisedë. 

Kjo punëtori është e hapur për këdo pavarësisht nivelit të aftësisë dhe është një mundësi shumë e mirë për të eksperimentuar, bashkëpunuar dhe zbuluar magjinë e rrëfimit vizual mes teknikës së stop-motion.

Më shumë për instruktoren:

Leah Clare Michaels është artiste, aktiviste, historiane, shkrimtare nga Baltimora. Ajo ka prodhuar filma dokumentarë, instalacione multimediale dhe vepra arti performuese të lidhura ngushtësisht me kërkimin historik, drejtësinë sociale dhe shkëmbimin kulturor

Ajo mban titullin B.A. në Histori me fokus në Studime Klasike nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle në 2012 dhe një titull M.F.A. në Intermedia dhe Arte Digjitale nga Universiteti i Maryland, Baltimore County (UMBC) në 2019.

Michaels ka dhënë mësim dhe ka prezantuar në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, duke përfshirë një turne ndërkombëtar të dokumentarit të saj artistik Rock, Rage & Self-Defense: An Oral History of Seattle’s Home Alive, të cilin ajo e bashkëdrejtoi dhe prodhoi me kolegen Rozz Therrien. Shkrimet e saj janë publikuar në BmoreArt, UMBC Magazine dhe Debutante Journal me qendër në Edinburg, Skoci. Ajo jep mësim për filmin, artin mediatik dhe studimet e kinemasë në Universitetin Towson dhe në Kolegjin e Komunitetit Anne Arundel. Asaj iu dha një grant Fulbright për në Poloninë për vitin akademik 2023-2024.

Plotësoni aplikimin këtu

Data & Ora: 22 mars
Vendndodhje: Kino Lumbardhi
Afati i fundit për aplikim: 20 mars