Arkivimi, mbledhja dhe qasshmëria është tema që risolli Sezin Romi, Bibliotekistes dhe Arkivistes së Lartë në institucionin Salt në Stamboll, në Prizren në prezencën e pjesëmarrëve nga Arkiva Rajonale e Prizrenit, Biblioteka Kombëtare e Prishtinës, përfaqësues të bibliotekave rajonale në Kosovë.
Patëm kënaqësinë të ndiqnim ligjëratën e Sezin Romi, Udhëheqëse e Bibliotekës dhe Arkivit në Salt (Stamboll, Turqi), lidhur me arkivimin, mbledhjen dhe qasjen në arkiva. Marrë shkas nga projekti “Arkivi Publik” i Lumbardhit dhe fokusit të tij në koleksionimin e një arkive mbi historinë moderne të Prizrenit, në këtë ligjëratë dëgjuam mbi eksperiencën e Romi me procesin e arkivimit në Salt dhe për mënyrat se si mund të ndërtojmë qasje më të mira të përdorimit të arkivave nga institucionet si dhe rolin e arkivave në ndërtimin e historisë dhe të prodhimit të dijes/njohurive.
Romi, në fjalën e saj fokusuar në arkivat e deritanishme me Fondacionin Lumbardhi dhe praktikat e institucionit Salt në lidhje me trajtimin, digjitalizimin dhe aksesueshmërinë shprehu se njohja me hapësirën dhe praktikat e përpjekjet e Lumbardhit ka nisur kohë më parë prej vitit 2016 dhe prej atëherë janë realizuar disa bashkëpunime, punëtori dhe ligjërata lidhur me procesin e arkivimit në të gjitha hapat e saj.
Duke vënë në vëmendje nocionin e arkivit, ajo shpjegoi dobinë e këtij procesi dhe aspektet e frytshme të përdorimit të arkivave nga institucionet. Marrë shkas nga eksperienca e saj në Salt ajo shqyrtoi rolin e arkivit dhe institucioneve në prodhimin e historisë dhe të dijes.
Duke patur parasysh synimin e Lumbardhit për të mbledhur arkiva familjare për të përpiluar historinë moderne të Prizreni dhe për të lehtësuar qasshmërinë në to, Romi përkapi një koncept të rëndësishëm të pad.ma (Public Access Digital Media Archive) se “nuk duhet pritur për arkivat” - duke thënë se procesi i arkivimit duhet të jetë i gjallë dhe i vijueshëm, e jo të pritet që koha të vërshojë që më pas t’i rikthehemi atyre.
Takimi u zhvillua në hapësirat e bibliotekës në Prizren e ritheksoi rolin e rëndësishëm të punës me arkivin si një formë bashkëpunimi që ndihmon përpjekjet për të mirëinformuar kujtesën kolektive si dhe praktika të ndryshme tradicionale, digjitale dhe eksperimentale me arkivin.
Më shumë për Sezin Romi:
Sezin Romi është Udhëheqëse e Lartë e Bibliotekës dhe Arkivit në institucionin Salt në Stamboll, Turqi.
Ajo punoi në Platformën Garanti CAC, Stamboll midis 2007 - 2010 dheka marrë pjesë në krijimin e sistemeve të arkivit të bibliotekës dhe artit bashkëkohor në këtë platformë si dhe udhëhoqi transformimin e saj në Salt Research në 2011. Fusha kërkimore e Romit përfshin zhvillimin e koleksioneve të librave, kërkimeve dhe projekteve arkivore mbi historinë e artit në Turqi pas viteve 1950. Ajo gjithashtu është bashkëredaktore e botimeve të ndryshme si İsmail Saray (Salt, 2018), Sentez ve Montaj: Özer Kabaş Yazıları (Salt, 2022), etj.
Më shumë për SALT:
SALT është një institucion kulturor jofitimprurës në shërbimin publik që angazhohet në kërkime, ekspozita, botime, projekte online, konferenca dhe programe të tjera publike në Turqia. Institucioni punon mes pikëtakimeve e disiplinave të ndryshme si ajo vizuale praktikat, mjedisi i ndërtuar, jeta shoqërore dhe historia ekonomike. Programet e SALT janë shpërndarë në ndërtesat SALT Galata dhe SALT Beyoğlu në Stamboll.
Punëtoria dhjetë ditëshe ‘Ansambli Eksperimental i Lumbardhit’ solli bashkë Cemi Tatar (në daulle), Ilirjana Memaj (në perkusione), Alejna Laloshi (në flautë), Yasin Rada (në gitarë dhe midi), Hasib Karaçi (në klarinet), Diart Ramadani (në dizajn tingulli), Agona Shporta (në narrativë) dhe Ilir Bajri (në piano).
Për pjesëmarrësit e udhëhequr nga Ilir Bajri, kjo përvojë u dha mundësi të bëhen pjesë e një ansambli dhe të eksperimentojnë me aftësitë dhe talentet e tyre muzikore në mënyrë kreative përbrenda një grupi. Gjatë punëtorisë, grupi kompozoi dhe prodhoi muzikën 18 minutëshe për dokumentarin "Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë, 1972".
‘Ansambli Eksperimental i Lumbardhit’ u zhvillua në kuadër të Programit të Edukimit të Lumbardhit dhe u përkrah nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.