Programet

Lumbardhi gjeneron programe të ndryshme afatgjata dhe afatshkurtra brenda një kuadri konceptual që rrjedhë nga fusha e kërkimit institucional. Inicuar nga ekipi i tij i brendshëm, shpesh duke përfshirë bashkëpunime të jashtme, programet e Lumbardhit synojnë ta rrisin funksionin fillestar të Kinemasë Lumbardhi si një hapësirë ​​për shfaqjen e filmave në atë që gjeneron dhe mirëpret forma të tjera të artit dhe ngjarjeve kulturore dhe që zgjeron kuptimin e ndërveprimeve dhe të angazhimit shoqëror.

Programet e Lumbardhit burojnë nga tradita e tij si një kinema publike dhe një vend muzikor në ambient të hapur, karakteristika të cilat ruhen përmes vendosjes së programeve të filmit dhe atyre muzikore në thelb. Programi shtrihet në ligjerata, biseda, prezantime artistike, shfaqje dhe ngjarje mbi gastronominë, ekspozita si dhe programe disiplinore që lidhen me kërkimin dhe mësimin.

Duke u zgjeruar në sferën dixhitale, programet elaborohen më thellësisht në blogun e Lumbardhit – BLLOGU dhe programib e ardhshëm dixhital.