“Banoo-Ye Ordibehesht”
19.06.19
8:30 pm
Regjisore: Rakhshan Bani-Etemad
Drama autobiografike, “Banoo-Ye Ordibehesht” [Zonja e Majit] paraqet Forough Kiya, një regjisore e filmave dokumentar, 42 vjeçe dhe nënë beqare e një djali adoleshent që jeton në Teheran të Iranit. Në kulmin e projektit të saj të fundit të filmit, ku ajo përpiqet të kërkojë figurën e përsosur të nënës, Forough është e ndarë midis dëshirave të saj profesionale dhe personale. Duke paraqitur konstruktin e zakonshëm familjar të kompromisit dhe pyetjes, regjisorja Rakhshan Bani-Etemad përshkruan një pasqyrë të thellë të realiteteve të grave të ndryshme, idealizimit të amësisë, kufizimeve shoqërore dhe dëshirat e femrave në shoqërinë iraniane të viteve 1990.
FOTOGRAFIA: ©Farabi Cinema Foundation