Për të tretën herë Ansambli Eksperimental i Lumbardhit së bashku me kompozitorin Ilir Bajri punuan përreth një javën për të kompozuar një kolonë zanore për dokumentarin e Besim Sahatçiut të titulluar “Pehlivanët”.
Ansambli Eksperimental i Lumbardhit, nismë e Fondacionit Lumbardhi, kësaj radhe i përbërë prej 11 instrumentistësh nën drejtimin e kompozitorit Ilir Bajri, formuluan dhe e interpretuan drejtpërsëdrejti kolonën zanore më 6 gusht 2024, në skenën e Kino Lumbardhit, e që gjithashtu ishte pjesë e shfaqjeve speciale në edicionin e XXIII-të të festivalit të filmit dokumentar Dokufest.
Mund të ndiqni online në Youtube performancën e AEL: këtu.
Ansambli Eksperimental i Lumbardhit dhe Pehlivanët: Resounded është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dokufest dhe ITP Prizren.
Kredite:
Ilir Bajri: Udhëheqës i Ansamblit
Cemi Tatar : Drummer & Koordinator Artistik
Diart Ramadani: Inxhinier i zërit
Ares Shporta: Producent Ekzekutiv
Instrumentistë :
Iris Perolli – Violë
Lirdina Kukaj – Violë
Gresa Broqi – Violonçel
Urim Maliqi – Gitarë
Anjeza Namligjiu – Piano / Synth
Eleonida Elezi – Piano / Synth
Viola Recaj – Piano / Synth
Rinë Foniqi – Klarinet
Malbora Krajku – Klarinet
Alba Basha – Flaut
Nita Krajku – Flaut
Ekipi:
Fisnik Eger: Koordinator i Eventit
Hazir Dula: Koordinator i Produksionit / Digjitalizimi i dokumentarit
Ardit Guncati: Zyrtar për Administratë dhe Financa