Kino Lumbardhi do të mbyllet në fillim të muajit qershor për shkak se do të hyjë në procesin e renovimit. Procesi i gjatë nëpër të cilin kemi kaluar për të siguruar një marrëveshje për mbylljen e ndërtesës së Kino Lumbardhit, e hapur në vitin 1952 e prej andej, ka përshkuar një mori të shndërrimeve dhe përdorimeve si kinema, hapësirë kulturore dhe vend për shoqërim, kulminohet me dakordësimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
Prej vitit 2015, pas përpjekjeve të mëdha të komunitetit kulturor e artistik në Kosovë, rajon dhe anembanë për të ndalur procesin e privatizimit dhe zhbërjes së kësaj ndërtese historike e ikonike në qytetin e Prizrenit, Fondacioni Lumbardhi ka operuar në hapësirë me synim të rijetësimit të traditës së të parit filma dhe të krijuarit momente të reja për kulturë dhe shoqërim.
Me rastin e mbylljes së ndërtesës fizike të kinemasë, Fondacioni Lumbardhi ka përgatitur një program 4 ditor, në datat 25, 28, 30 dhe 31 maj, për t’u takuar për herë të fundit në këtë hapësirë e cila do të ndryshojë prej muajit qershor.
Programi i javës përmbyllëse përfshin shfaqje të filmave, koncerte muzikore dhe takime me komunitetin për t’u përshëndetur me këtë hapësirë si e njohim si dhe për të dhënë një ogur të mirë për kapitujt e ardhshëm të saj.
PROGRAMI
25.05 20:30
Shfaqje filmi – Beynelmilel (The International) me regji të Sırrı Süreyya Önder, Muharrem Gülmez – Kino Bahce
28.05 20:30
Shfaqje filmi – Una vida util (A useful life) me regjit të Federico Veiroy – Kino Bahce
30.05 20:30
Koncert: Baba Zula dhe Gipsy Groove – Kino Bahce
(Biletat për këtë event kushtojnë 10 euro dhe mund të merren vetëm pranë Kino Lumbardhit në Prizren, ose duke i rezervuar ato në DM në Instagram ose në info@lumbardhi.org
31.05
18:00 – Ceremonia e mbylljes (vetëm me ftesa)
19:00 – Shfaqje të filmave – Por primera vez (For the first time) me regji të Octavio Cortazar; Lampa cu caciula (The tube with a hat) me regji të Radu Jude; Prizrenski Motivi (Prizren Motifs) me regji të Živorad ‘Žika’ Mitrović.
20:00 – Reception
20:00 – Erteller Dj Set nga Esma dhe Murat Ertel
