Ekzorcisti (1973) – William Friedkin
30.07.22
8:30 pm

EKZORCISTI
William Friedkin (1973)

E shtunë, 30 korrik – 20:30

Para se të bëjë vend për edicionin e 21-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, programi i filmit LXX që e kremton 70 vjetorin e hapjes së Kino Lumbardhit vjen me një film që e shtynë tutje zhanrin të cilin e përfaqëson. Fjala është për filmin horror “Ekzorcisti”.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e kuratorëve të programit.

Përshtatur nga romani i William Peter Blatty me të njëjtin emër dhe me regji të William Friedkin, “Ekzorcisti” nuk është vetëm një betejë mes së mirës dhe së keqes, pasi 12-vjeçarja Regan përpiqet ta mposhtë forcën djallëzore që e ndjekë atë. Përkundrazi, në pikëpyetje vihen edhe ndërgjegjet e individëve që pranohen si të respektueshëm në shoqëri, duke shpalosur nyjëzimet e çështjes së besimit. I konsideruar si filmi i parë horror që u nominua për çmimin Oscar për filmin më të mirë, që nga viti 1973 kur e pat premierën, filmi u shfaq me sallë të mbushur për një kohë të gjatë.