Milennium Mambo (2001) – Hou Hsiao-hsien
16.06.24
8:30 pm

Në sesionin e parë të klubit të filmit të organizuar nga Dokufest dhe Fondacioni Lumbardhi “Cinema Expanded”, me temën “Kinemaja e re Tajvaneze” do të shfaqet filmi Milennium Mambo, i vitit 2001 nga regjisori Hou Hsiao-hsien.

Personazhi kryesor në film, Vicky, e portretizuar nga aktorja Shu Qi, rrëfen nga viti 2011 për jetën e saj 10 vjet më parë. Ajo përshkruan rininë e saj dhe historinë e ndryshimit të jetës së saj në fillim të mijëvjeçarit të ri. Ajo punon si mikpritëse në një bar të famshëm. Vicky është e ndarë mes dy burrave, Hao-Hao dhe Jack, dhe udhëtimet e saj tregojnë udhëtimin paralel të psikikës dhe mënyrën se si një vajzë merret me rininë e saj kalimtare.