Pjesa maqedonoase e ferrit (1971) – Vratoslav Mimica
23.07.22
8:30 pm

PJESA MAQEDONASE E FERRIT
Vatroslav Mimica (1971)

E shtunë, 23 korrik – 20:30

Filmi i Vatroslav Mimica i vitit 1971, “Pjesa maqedonase e ferrit”, na sjellë përsëri ballë për ballë me brutalitetin e luftës. I bazuar në një histori të vërtetë, filmi zhvillohet në qytetin e Manastirit të pushtuar nga bullgarët në periudhën mes viteve 1942-1943. Torturat me të cilat përballen banorët e qytetit kur nuk pranojnë t’i dorëzojnë partizanët, përcillen në mënyrë shqetësuese te publiku. Filmi na nxitë t’i rimendojmë temat e luftës, pozitën e ushtarit, zinxhirin komandues, pozitën e informatorit dhe vullnetin. Me kërcimet e herëpashershme midis së mirës dhe së keqes në rrëfim, filmi na kujton virtytin e të qenit njeri. Shprehja “Anarkia është nëna e rendit” e përdorur nga një ushtar bullgar i quajtur Sismanov, i cili donte t’i kundërshtonte torturat, përfaqëson një kundërshtim të madh ndaj diskursit shtetëror që përpiqet ta portretizojë luftën si njëfar “rendi”.