Taksisti (1973) – Martin Scorcese
15.07.22
8:30 pm

TAKSISTI
Martin Scorsese (1973)

E premte, 15 korrik – 20:30

I vendosur në New Yorkun e falimentuar moralisht të pas Luftës së Vietnamit, “Taksisti” ndjekë veteranin e luftës Travis Bickle (De Niro) dhe gjendjen e tij mendore të përkeqësuar teksa ai endet netëve në qytet.

Duke pasë “The Wrong Man” (1956) dhe “A Bigger Splash” (1973) si frymëzim, Scorsese donte që ky film të përjetohej si një ëndërr. Në mënyrë që filmi t’i përfundojë xhirimet përbrenda afatit të paraparë kohor prej një viti dhe me buxhet prej 1.9 milion dollarësh, ekipi i angazhuar në film pranoi shkurtimet e pagave.

Filmi e pat premierën më 7 shkurt 1976, dhe menjëherë u vlerësua me sukses kritik dhe komercial, pavarësisht se krijoi polemika për dhunën grafike në fundin kulmor, dhe vendosjen e Fosterit 12-vjeçar në rolin e një fëmijë prostitutë. Filmi mori vlerësime të shumta duke përfshirë Palmën e Artë të Festivalit të Filmit në Kanë më 1976 dhe katër nominime për çmimet e edicionit të 49-të të Akademisë, duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë (për De Niro) dhe aktoren më të mirë dytësore (për Foster).

“Taksisti” sot njihet botërisht si një nga filmat më të mëdhenjë të realizuar ndonjëherë.
Në vitin 1994, filmi u konsiderua “kulturalisht, historikisht dhe estetikisht” i rëndësishëm nga Biblioteka e Kongresit të SHBA dhe u zgjodh për t’u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Filmit.