Toka Shitet – Blla Blla Blla
10.02.24
7:30 pm

oka Shitet në sesionin e radhës të Off the Record.

Të shtunën me 10 shkurt nga ora 21:00 projekt i ri muzikor nga Idriz Ameti, frontmeni i grupit Blla Blla Blla, Toka Shitet vjen tek Lumbardhi, për të eksploruar tinguj mes muzikës popullore shqiptare dhe indie rock-ut. Përmes Sharkisë që tingëllon si një orkestër botërore, ai mbështet zërin e tij të dhimbshëm, me formën emocionale të këndimit dhe nxjerë tinguj të padëgjuar më parë.

Përderisa albumin e parë të studios do ta realizojë shumë shpejtë, live albumin e Toka Shitet mund ta dëgjoni në https://pmgjazz.bandcamp.com/album/toka-shitet