Gjysma e dytë e shekullit XX në Kosovë ka qenë një periudhë e ndryshimeve radikale kulturore, e shënuar më shumë fillime të reja; identitare dhe të tjera. Qytete moderne janë krijuar, nxitur nga arkitektura moderniste, urbanizimi masiv dhe monumentet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo periudhë e transformimit të shpejtë po ashtu ka sjellur zhvillim intelektual, kulturor dhe industrial, e njohur si “koha e artë”. Kjo periudhë nuk ka zgjatur shumë, por ende qëndron në themel të kujtesës institucionale të Kosovës.
Ekspozita Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945—1989 ka një qasje ndërdisiplinare: duke realizuar intervista të historisë gojore; mbledhur dhe arkivuar burime vizuele dhe eksploruar strategji të ekspozimit të historisë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit. Duke lokalizuar proceset e modernizimit dhe hapur trashëgiminë socialiste për lexime nga perspektiva të shumta, ekspozita eksploron kulturën dhe punën nga këndvështrimi i punëtorëve, duke i ruajtur kompleksitetet historike dhe shamngur reprezentime të thjeshtësuara të së kaluarës socialiste.
Ekspozita bazohet në hulumtimin e realizuar përgjatë Prizren Urban Memoryscapes, projekt tetë-mujor i formësuar si platformë edukative që pajisi dhjetë pjesëmarrës me metoda të hulumtimit të trashëgimisë kulturore dhe ekonomike. Pjesëmarrësit punuan me burimet e mbledhura në mënyre interaktive, për të krijuar një arkiv digjital, një ekspozitë, një publikim, dhe mbi të gjitha, për të krijuar dije rreth komuniteteve të tyre. Gjatë gjithë kohës, ata u njoftuan me një periudhë që ka luajtur rol kritik në formimin e identitetit kulturor dhe urban të Prizrenit.
Projekti është ideuar përmes partneritetit mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore, në bashkëpunim me Ambasadat Franceze dhe Gjermane. I nisur me një thirrje të hapur për pjesëmarrës në mars 2018, Prizren Urban Memoryscapes është përbërë nga punëtori mbi metodologjinë e historisë gojore, arkivim digjital dhe kurim të historisë bashkëkohore. Pas asaj, gjetjet e hulumtimit janë kontekstualizuar në një seri të punëtorive dhe takimeve, ku edhe ekspozita e morri formën e vet përfundimtare.
Prizren Urban Memoryscapes mbështetet nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane dhe Komuna e Prizrenit.
Prodhuar nga: Iniciativa për Histori Gojore dhe Fondacioni Lumbardhi
Ekipi i Ekspozitës: Aurela Kadriu, Ares Shporta, Edi Gashi, Chester Eng, Drenushë Morina, Donjeta Berisha, Edis Galjusi, Fitore Rexhepi, Kushtrim Thaqi dhe Nëntore F. Rexhepi
Dizajni Grafik: Nita Salihu Hoxha
Këshilltare Kuratoriale: Paz Ponce dhe Erëmirë Krasniqi