“Ndërmarrja Evropa: Mbi të përbashktën” është një seminar dy ditor i fokusuar në çështjen e së ardhmes së Evropës Juglindore përmes pikëvështrimit të domosdoshmërisë së organizatave të bazuara në të përbashkëtat, parë nga perspektiva e mendimit feminist dhe antropocen.
Në bashkëpunim me Kadist, Fondacioni Lumbardhi organizoi një seminar dy ditor të titulluar “Europa Enterprise: On Commoning” pjesë e “Jo plotësisht njerëzore, aspak njerëzore”, bashkëkuruar nga Nataša Petrešin Bachelez dhe Ares Shportandërmjet datave 16 dhe 17 shtator 2017, në Kinemanë Lumbardhi, në Prizren.
Dita e parë e seminarit përbëhej nga një fjalim kryesor nga Jelena Petrović (Vjenë) mbi mitin e lashtë për Arachnen si një metaforë politike e rezistencës dhe shfaqjen “Eumenidet” (2014) nga Lala Raščić (Sarajevë, New Orleans).
Dita e dytë përbëhej nga dy sesione, ku pjesëmarrësit prezantuan raste të përbashkëta nga qytete të ndryshme të Evropës Juglindore. Nëpërmjet rasteve të iniciativave rreth tokave bujqësore, kinemave historike, kujtesës ose të mirave publike, që kanë nxitur formimin e komuniteteve aktive për të ruajtur, rimenduar dhe përdorur këto burime të përbashkëta, seancat sollën një përkufizim të gjerë të të përbashkëtave dhe pyetjeve për të ardhmen e këtyre strukturave.
Sesioni mbi “Bashkimi Urban dhe Qytetar” mirëpriti pesë pjesëmarrës: Armina Pilav (Roterdam/Sarajevë), Aslıhan Demirtaş (Stamboll), Gigi Argyropoulou (Athinë), Ivana Dragsic (Shkup) dhe Teodor Celakoski (Zagreb). Ndërsa sesioni i titulluar “Bashkimi Artistik dhe Kulturor” përbëhej nga: Erëmirë Krasniqi (Prishtinë), Iliana Fokianaki (Athinë), Marko Miletic (Beograd), Romeo Kodra (Tiranë).
Ky seminar është hapi i parë i projektit trevjeçar “Jo plotësisht njerëzor, aspak njerëzor”, i kuruar nga Nataša Petrešin-Bachelez dhe i iniciuar nga Kadist, duke përfshirë komisionimet artistike nga Lala Raščić dhe Daniela Ortiz. Projekti u zhvillua në të gjithë Evropën në partneritet me Hangar (Lisbonë, Portugali), Kunsthalle Lissabon (Lisbonë, Portugali), Fondacionin Lumbardhi (Prizren, Kosovë) dhe Netwerk (Aalst, Belgjikë).