Lala Rašcic, EE-O

EE-0 është video e artistes Lala Raščić, e komisionuar nga Kadist dhe Lumbardhi, si pjesë e projektit trevjeçar, “Not Fully Human, Not Human at All”, të kuruar nga Nataša Petrešin Bachelez.

Raščić, një pjesë të madhe të hulumtimit dhe produksionit të videos së shoqëruar me performancë të drejtpërdrejtë nga vet artistja, e ka realizuar në Prizren. 

Hulumtimi artistik, si fillim i bashkëpunimit për projektin Europa Enterprise është realizuar duke u bazuar në disa tradita vendore që kanë ndikuar në estetiken e punës së Raščić, si për shembull lyerja e nuseve në regjionin e Zhupës.

EE-0, bazohet në mitin grek të Arachnes të rikontekstualizuar në një skenar poetik, duke marrë një hap imagjinar nga antikiteti drejt science fiction. Historitë e ndrydhura nga mitologjia klasike janë të kombinuara me episode anekdotike të gjetura përmes hulumtimeve në terren në dhe rreth Prizrenit.

Prezantimi i videos paralelisht me performanën u realizuan në Kinemanë Lumbardhi.