Artistja Rina Krasniqi është ftuar të krijojë ilustrime historike të kinemasë Lumbardhi, bazuar në hulumtimin e kryer nga studiuesit Tevfik Rada dhe Bengi Muzbeg në kuadër të projektit Kinofigurimi
Vizatimet e Rinës përfshijnë pjesë nga e kaluara dhe e tashmja e kinemasë, sipas imagjinatës dhe riinterpretimit të artistes.
Ilustrimet botohen në formë të një libri për ngjyrosje, duke ftuar publikun të ngjyrosë dhe të reflektojë jo vetëm mbi rrugëtimin aktual të kinemasë, por edhe atë të trashëgimisë kulturore të Prizrenit.