Pluhurosur

Artisti konceptual dhe filmbërësi Somer Şpat krijoi një libër spekulativ artistik mbi jetën e një personazhi imagjinar të Prizrenit që ka jetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Puna e Şpatit bazohet në një hetim të përpiktë të arkivave personale dhe publike, ku ai mblodhi dhe përfshiu materiale të tilla si fotografi, klipe gazetash dhe ditare. Libri në kopje të kufizuara u prodhua nga vetë artisti.

Pluhurosur është projekt kërkimor artistik mbi rëndësinë shoqërore të fotografive dhe historive të tyre nga vitet e 60-ta dhe të 70-ta në Prizren.

Libri është krijuar duke kombinuar pamje të ndryshme të bashkëdyzuara me historitë nga qyteti, duke mjegulluar kështu kufijtë mes reales dhe trillimit.

Pluhurosur u shfaq edhe përmes një kollazhi në panot reklamuese të Kino Lumbardhit. 

Libri është punim dore dhe është prodhuar në numër të kufizuar të kopjeve të krijuara nga vetë autori.