Publikimi “Hapësirat kulturore të Kosovës” nga Rudina Hasimja

Hapësirat Kulturore të Kosovës, projekt ky pjesë e së cilit është Lumbardhi, sjellë publikimin e hulumtimit “Hapësirat kulturore të Kosovës” nga Rudina Hasimja.

Botimi ka për qëllim që t’i përmbledhë dhe t’i ndërlidhë bisedat mbi kulturën, artin dhe hapësirat publike, duke propozuar një kornizë për një analizë më të thellë të barrierave me të cilat përballen hapësirat kulturore. Botimi gjithashtu thekson nevojën për ndërgjegjësim mbi betejat e organizatave të pavarura të kulturës, me synim që të hapen biseda mbi modele të ndryshme të qeverisjes që lejojnë më shumë pjesëmarrje dhe llogaridhënie publike.

Hulumtimin, mund ta gjeni dhe shkarkoni në: https://www.culturalspacekosova.org


Ky hulumtim u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Partneriteti Publik Qytetar për Qeverisje Inovative të Infrastrukturës Publike” të zbatuar nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte , dhe Pogon.