Me 18 qershor, ‘Taste2 & Shijust’ muzgun e së premtes mbrëma e hijeshojnë me ritmet, rimat dhe harmonitë e tyre. Bahçja e luluar me gjelbërime, mes perëndimit e kandilëve, shndërrohet në holl vallëzimi, si gjatë performanës, ashtu edhe pas, përmes listës muzikore të pregatitur nga muzikantët.
Biletat me çmim prej 2 eurosh janë në shitje te kafeja e Lumbardhit. Ju mirëpresim në Kino Bahçe!
Ky koncert mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" dhe Komuna e Prizrenit.
Këtë të shtunë, me 19 qershor, nga ora 19:30, grupi muzikor “Veshall” do të jetë mysafiri i radhës i Muzgut Zanor. Grupi i përbërë nga muzikantët Taylor Veshall në instrumentin xhumbush, klarinetistin Dilshat Veshall, fizharmonikantin Shenoll Veshall dhe Misket Delibaltën, në tarabukë, do të luajnë një repertoar të larmishëm të kulturave dhe traditave të rajonit. Performancën do ta hapin dy muzikantë të rinjë, Blenard Avdo dhe Fatih Qukiqi, me disa pika të arranzhuara për vokal dhe gitarë.
Biletat me çmim prej 2 eurosh janë në shitje te kafeja e Lumbardhit. Ju mirëpresim në Kino Bahçe!
Ky koncert mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" dhe Komuna e Prizrenit.
Këtë të shtunë, me 5 qershor, kemi kënaqsinë t’ju njoftojmë që ‘Muzgu Zanor’ nisë me kantuatoren, Elsa Rraqi dhe pianistin, Ilir Bajri. Performanca e titulluar ‘Dritë’, duke simbolizuar daljen nga errësira kolektive e pandemisë, përfshinë intepretime të këngëve origjinale nga zëri i ngrohtë i Elsës dhe çasjes së veçantë të harmonive dhe improvizimeve të Ilirit.
Pas përfundimit të performancës do të shoqërohemi me një listë muzikore të këngëve të përzgjedhura nga Elsa dhe Iliri, duke krijuar mundësinë për t’u njoftuar me njëri-tjetrin, diskutuar mbi mbresat nga perspektiva e dëgjuesëve dhe muzikantëve, me qëllim për ta krijuar një përvojë të kandshme kolektive.
‘Muzgu Zanor’, si degëz e re e ‘Variacionet e Dëgjimit’, synon rindërtimin e raportit mes publikut dhe muzikantëve, që u tjetërsua në vitin që e lamë pas, si pasojë e pandemisë. Çdo të shtunë prej orës 19:30, muzgun në Kino Bahçe mund ta shijoni përmes dëgjimit aktiv të tingujve muzikorë, të cilët hera-herës ndërthuren me ritmin e peisazhit zanor të Prizrenit.
Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker, shënon 100 vjetorin e ditëlindjes së regjisorit të njohur të filmit që i dha formë kinemasë dhe artit të shekullit. Që nga fillimi i praktikës së tij, Chris Marker, ishte shumë i ndjeshëm ndaj luftërave politike në të gjithë botën dhe ndaj kryqëzimit të këtyre ndryshimeve që mund të shënohen në formë të filmit. Si rezultat i qëllimit të tij të angazhuar artistik, ai gjatë gjithë jetës u mor me kujtimet e luftrave anti-koloniale që ndodhnin larg, por disi shumë afër vendit të tij. Filmat e tij, të cilët janë përfshirë në këtë retrospektivë, zgjerohen gjeografikisht nga Siberia në Bosnjë, nga Japonia në Kosovë, duke krijuar një plejadë globale dhe historike të sfidave. "Kush i mban mend të gjitha ato?", pyet ai në një nga filmat eseistikë të tij duke iu referuar shteteve si shishe: "historia hedh shishet e saj të zbrasta nga dritarja." Kjo retrospektivë përpiqet t’i mbledhë dhe sjellë disa prej këtyre shisheve për t'ia treguar botës nga këndvështrimet e harruara.
Filmat do të shfaqen me përkthim në gjuhën shqipe dhe angleze. Hyrja ofrohet falas.
‘Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker’ mbështetet nga Ambasada Franceze dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës".
Lumbardhi prezanton ‘Nën qiell të hapur’, një program i larmishëm me ngjarje publike që do të zënë vend në kinemanë e hapur prej 1 qershor deri më 19 shtator, në përputhje me masat e distancimit.
‘Nën qiell të hapur’ sjellë në ekranin e madh të Kino Bahçes programin "KINO", që përbëhet nga gjashtë programe të filmit, përfshirë një retrospektivë të Chris Marker, përzgjedhje nga kolektivi Habibi dhe shfaqje speciale çdo të mërkurë dhe të diele.
Paralelisht rikthehet programi muzikor "Variacionet e dëgjimit" me dy formate të reja të performancave të drejtpërdrejta, "Albumet Pandemike" dhe "Muzgu zanor" si dhe me ripërtritjen e "Tingujt në lëvizje" dhe "Sës-Mës”, që u prezantuan në vitin 2020.
Sezoni i radhës shënon edhe hapjen e dy ekspozitave dhe publikimin e botimeve të realizuara nga projektet kërkimore Kinofigurimi dhe Formimi i Kombit, si dhe prezantimin e punëve të artistëve të angazhuar në programin bashkëpunues QARK. Programi poashtu ndërvepron me festivalet dhe ngjarjet që ndodhin në atë kohë në Prizren, ndërsa forcon bashkëpunimet me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si DokuFest, Autostrada Biennale, Filharmonia e Kosovës, Protocinema, Qendra Multimedia dhe DAM Fest, për të përmendur disa.
Sivjet programit i shtohet edhe komponenti i ri edukativ që synon t’i interpretojë programet ekzistuese duke krijuar formate pjesëmarrëse e tërheqëse për të rinjë.
‘Nën qiell të hapur’ fillon me 1 qershor, me një ndërthurrje dhe përzgjedhje të kujdesshme të filmave, muzikës, punëtorive, performancave, koncerteve, botimeve dhe bisedave, që synojnë ta rigjallërojnë jetën kulturore e shoqërore të pezulluar nga pandemia.