Kinofigurimi

Kinofigurimi është një hulumtim i hapur dhe shumështresor mbi konfigurimin e kinemasë në Kosovë. Duke u mbështetur në studime arkivore dhe teorike, si dhe në dëshmi personale, Kinofigurimi përpiqet ta vendosë zhvillimin e kinemasë në kontekstin e saj politik. Përpiqet të kuptojë rëndësinë shoqërore dhe historike të imazheve lëvizëse në lidhje me ekzistencën politike të vendit. Hulumtimi do të ketë disa rezultate në formën e publikimeve, programeve filmike, ekspozitave dhe diskutimeve publike.

Për më shumë lidhur me hulumtimet e projektit Kinofigurimi, vizitoni BLLOGU-n.