Kinofigurimi: Një arkiv i hapur

Kinofigurimi: Një arkiv i hapur është një ekspozitë e instaluar e hulumtimit njëvjeçar mbi historinë e Kinemasë Lumbardhi dhe lidhjen e saj me modernitetin në Prizren, bazuar në studimin arkivor të kryer nga Tevfik Rada dhe Bengi Muzbeg, në kuadër të Kinofigurimit.

Gjatë shqyrtimit të arkivave të Kinemasë Lumbardhi, Kinofigurimi hasi në dokumente që zbulojnë se si Kino Lumbardhi u trajtua dhe ekzistenca iu vu në dyshim në shumë pika gjatë ekzistencës së tij.

Ekspozita u hap për publikun duke filluar nga data 7 gusht 2021.

E shtrirë nga zyrat në sallë, nga lozhat në dhomën e projektimit, ekspozita që shënon kulmin e fazës së parë të këtij projekti qëndroi e hapur deri më 27 shtator 2021.

Nocioni themelor i këtij projekti kërkimor të vazhdueshëm konsiston në faktin se si objekte kulturore, ndërtesat bartin marrëdhënie shoqërore përtej ndërveprimeve të thjeshta empirike. Që të fillojmë ta kuptojmë rëndësinë e tyre në mënyrën se si këto praktika riprodhohen dhe vazhdojnë ta formojnë momentin aktual, projekti do të vazhdojë me kërkime të mëtejshme arkivore që lidhen me një qasje kritike në të gjithë rajonin.