Kino- Vladimir Miladinović

Ndërmjet datave 19 korrik – 11 gusht 2019, Vladimir Miladinović, një artist me bazë në Beograd që kryesisht merret me materiale arkivore për të krijuar një “kundër sferë publike” në narrativën zyrtare të konflikteve post-jugosllave, pati një ekspozitë në sallën e Lumbardhit të quajtur “Kino”, me materialet arkivore të gjetura te Kino Lumbardhi.

Duke rishikuar historinë e kinemasë, artisti shpalosi aspektet e gjetura në kinema që flasin për historinë e Jugosllavisë dhe se si procesi i shpërbërjes së saj u shpalos ndër vite. Fokusi i tij ishte në sfondin e politikës kulturore dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve brenda Jugosllavisë përmes një udhëtimi në të kaluarën. Brenda asaj që Vladimir e quajti si “një përmbajtje vizuale shumë e pasur e arkivit”, mes shumë dokumenteve burokratike, ai u interesua veçanërisht për posterat e filmave të viteve ’70, ’80 dhe 1990, të cilat u bashkëdyzuan me listat e biletave të shitura në vitet e 60-ta.

Ekspozita udhëtoi gjithashtu në Beograd dhe u shfaq në sallën e Dom Sindicata, një Shtëpi e vjetër e Unionit. Dy ekspozitat synonin ta shpalosnin historinë shumështresore dhe të pasur të kinematografisë në Jugosllavi.