Albumet Pandemike: SYTË – Divine Computer

Albumet Pandemike #1: SYTË: Divine Computer

Lumbardhi me entuziazëm prezanton performancën e parë të serisë Albumet Pandemike si nëndegëz e re e ‘Variacionet e dëgjimit’!

Bendi nga Prishtina SYTË do ta elektrizojë mbrëmjen e së shtunës, me 26 qershor, duke nisur nga ora 20:30, me tingujt e tyre që valëviten mes R&B-së dhe indie-popit.

Kjo performancë jep fokusin albumit “Divine Computer", që u publikua gjatë fillimit të pandemisë. Suksesi i albumit ka arritur ta tërheqë edhe vëmendjen e disa mediave ndërkombëtare.

SYTË janë vokalistja Nita Kaja, Drin Tashi në sint, bateristi Granit Havolli dhe basisti Fatlind Ferati.

Bileta për koncert mund të gjindet te Lumbardhi, me çmim prej 3 eurosh.

Ky koncert mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe KTV.

...
Muzgu Zanor: Taste2 & Shijust

Me 18 qershor, ‘Taste2 & Shijust’ muzgun e së premtes mbrëma e hijeshojnë me ritmet, rimat dhe harmonitë e tyre. Bahçja e luluar me gjelbërime, mes perëndimit e kandilëve, shndërrohet në holl vallëzimi, si gjatë performanës, ashtu edhe pas, përmes listës muzikore të pregatitur nga muzikantët.

Biletat me çmim prej 2 eurosh janë në shitje te kafeja e Lumbardhit. Ju mirëpresim në Kino Bahçe!

Ky koncert mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" dhe Komuna e Prizrenit.

...
Muzgu Zanor: Veshall

Këtë të shtunë, me 19 qershor, nga ora 19:30, grupi muzikor “Veshall” do të jetë mysafiri i radhës i Muzgut Zanor. Grupi i përbërë nga muzikantët Taylor Veshall në instrumentin xhumbush, klarinetistin Dilshat Veshall, fizharmonikantin Shenoll Veshall dhe Misket Delibaltën, në tarabukë, do të luajnë një repertoar të larmishëm të kulturave dhe traditave të rajonit. Performancën do ta hapin dy muzikantë të rinjë, Blenard Avdo dhe Fatih Qukiqi, me disa pika të arranzhuara për vokal dhe gitarë.

Biletat me çmim prej 2 eurosh janë në shitje te kafeja e Lumbardhit. Ju mirëpresim në Kino Bahçe!

Ky koncert mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" dhe Komuna e Prizrenit.

...
Muzgu Zanor: Elsa Rraqi & Ilir Bajri

Këtë të shtunë, me 5 qershor, kemi kënaqsinë t’ju njoftojmë që ‘Muzgu Zanor’ nisë me kantuatoren, Elsa Rraqi dhe pianistin, Ilir Bajri. Performanca e titulluar ‘Dritë’, duke simbolizuar daljen nga errësira kolektive e pandemisë, përfshinë intepretime të këngëve origjinale nga zëri i ngrohtë i Elsës dhe çasjes së veçantë të harmonive dhe improvizimeve të Ilirit.

Pas përfundimit të performancës do të shoqërohemi me një listë muzikore të këngëve të përzgjedhura nga Elsa dhe Iliri, duke krijuar mundësinë për t’u njoftuar me njëri-tjetrin, diskutuar mbi mbresat nga perspektiva e dëgjuesëve dhe muzikantëve, me qëllim për ta krijuar një përvojë të kandshme kolektive.

‘Muzgu Zanor’, si degëz e re e ‘Variacionet e Dëgjimit’, synon rindërtimin e raportit mes publikut dhe muzikantëve, që u tjetërsua në vitin që e lamë pas, si pasojë e pandemisë. Çdo të shtunë prej orës 19:30, muzgun në Kino Bahçe mund ta shijoni përmes dëgjimit aktiv të tingujve muzikorë, të cilët hera-herës ndërthuren me ritmin e peisazhit zanor të Prizrenit.

...