Video programi “Pranverë e përhershme, behar i vonuar”, i kuruar nga Aslı Seven u realizua si bashkëpunim mes Fondacionit Lumbardhi dhe Protocinema.
Ky është një program njëorësh i videove të zgjedhura, të cilat patën premierë në Stamboll në qershor dhe më pas udhëtuan në vende të tjera në mbarë botën.
Programi paraqet veprat e Sofia Gallisa Muriente, Ahmet Öğüt, Deniz Tortum & Kathryn Hamilton, Hera Büyüktaşçıyan, Emre Hüner dhe Minia Biabiany që reflektojnë mbi mjediset e ndërtuara si “skena” apo peizazhe- peisazh kibernetik, peisazh mendor, duke mobilizuar gradacione të shumta hapësinore dhe kohore.
Çdo film në strukturën e tij unike të gjuhës, narracionit dhe teknikës, komenton marrëdhënien tonë të shkëputur me tokën, klimën dhe biosin e përshkuar nga teknologjitë narrative dhe të informacionit, dhe mbi ngatërrimin e punës dhe argëtimit në kontekstin tonë ekstraktivist global. Filmat në program theksojnë së bashku agjencinë semiotike të mjeteve si shtrirje shqisore, njohëse dhe fizike të njerëzve në fabrikimin e botës ku ne banojmë. Përtej sigurimit të një diagnoze për fundin e botës sonë aktuale, ata ngrisin pyetjen se çfarë do të vijë, dhe çfarë do të bëjmë ne me të gjitha botët e kaluara që kanë marrë fund?
Lista e artistëve dhe videove, sipas rendit të paraqitjes:
Sofia Gallisa Muriente, Asimilar y Destruir II, 2020, 6’35”
Ahmet Öğüt, Worker’s Ordinary Day, 2019, 3’18”
Deniz Tortum & Kathryn Hamilton, ARK, 2020, 13’11”
Hera Büyüktaşçıyan, Infinite Nectar, 2020, 10’55”
Emre Hüner, The Underwater Dig, 2019, 12′
Minia Biabiany, Pawol se van, 2020, 11’46”
Video-programi do të projektohet me 23, 24 dhe 26 tetor në dy orare; prej orës 12:00 dhe 18:00, te Kino Lumbardhi.
Realizimi i këtij programi është përkrahur nga Banka Raiffeisen në Kosovë .