Protocinema – shfaqje speciale

Fondacioni Lumbardhi organizoi shfaqje speciale të video programit të Protocinema të kuruar nga Aslı Seven “Pranverë e përhershme, behar i vonuar”, për studentët në nivelin bachelor të Fakultetit të Artit, Departamenti i Artit Konceptual, klasa për videoinstalim, udhëhequr nga Driton Selmani.

Programi njëorësh i videove të zgjedhura një kanalëshe që pati premierë në Stamboll në qershor, udhëtoi në vende të tjera në mbarë botën duke përfshirë shfaqjet te Lumbardhi, mes 23-26 tetorit.

Video programi paraqet vepra nga Sofia Gallisa Muriente, Ahmet Öğüt, Deniz Tortum & Kathryn Hamilton, Hera Büyüktaşçıyan, Emre Hüner dhe Minia Biabiany që reflektojnë mbi mjediset e ndërtuara si "skena" apo  peizazhe- peisazh kibernetik, peisazh mendor, duke mobilizuar gradacione të shumta hapësinore dhe kohore.

Realizimi i këtij programi është mbështetur nga Banka Raiffeisen në Kosovë.

...
Kosovafilmi: Bisedë me regjisorin Isa Qosja

Filmi “Proka” shenjon poetikën e stilit dallues të regjisorit të spikatur dhe ndërkombëtarisht të njohur Isa Qosja.

Kemi nderin që për ta diskutuar procesin e realizimit të filmit, gjuhën e tij kinematografike në përgjithësi dhe momente nga karriera e tij, regjisorin Isa Qosja do ta kemi të ftuar për një bisedë të drejtpërdrejtë në Dokukino, pas shfaqjes së filmit me 31 tetor, në orën 18:00.

Kur individi nuk shëmbëllen me të tjerët dhe sheh punën e vet, nuk fyen as nuk i bie në qafë askujt, domosdo që bie ndesh me mjedisin e thashethemnajave, me mjedisin e amullt e të përulur. Ai bie ndesh me ushtruesit e pushtetit, të cilët përmes tij duan njëkohësisht t’i disiplinojnë të nënshtruarit dhe të tregojnë pushtetin autoritar. Proka është një fatkeq që nuk i bën keq askujt, e sheh punën e vet, dashuron sinqerisht, përpiqet të kujdeset për të afërmit por përfundon tragjikisht.

Filmi njihet për gjerësitë panoramike të një ambienti të pazakonshëm dhe formën e zbërthimit individual të personazheve të skalitura mirë.

Çdo mbrëmje mes 27 dhe 31 tetor, duke filluar nga ora 18:00 kult filmat e prodhuar nga Kosovafilmi prezantohen nga Fondacioni Lumbardhi në Dokukino.

Hyrja ofrohet falas.

Realizimi i programit është mundësuar nga Raiffeisen Bank, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Komuna e Prizrenit dhe KTV.

...
A thyhen tullat përmes së qeshurës?

"A thyhen tullat përmes të qeshurës?" sjellë një përzgjedhje filmash ku takohen kinemaja dhe e qeshura, përmbysja dhe karnevali, vullneti kolektiv dhe humori. Të gjithë filmat e zgjedhur nga dekadat e para të kinemasë dhe nga dy polet gjeografike, paraqesin të qeshurën si një akt radikal dhe një pikënisje për të menduarit kritik.

Ky program u realizua me mbështetje nga Banka Raiffeisen në Kosovë, Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe grupi KOHA.

...
Kolektivi Habibi: “Tregime të grave nga SWANA”

Lumbardhi ka kënaqësinë që ta mirëpresë programin intrigues të filmit nga Kolektivi Habibi: "Tregime të grave nga SWANA".

Themeluesja e Kolektivit Habibi Róisín Tapponi paraqet katër dokumentarë që përshkruajnë jetën dhe historitë e grave ripërtrirëse dhe të mprehta nga Azia jug-perëndimore dhe Afrika e veriut. Nga një gjyshe e bezdisur nga burrat te një grup i grave socialiste që luftojnë për të drejtat e tyre, ky grup i grave tregon larminë e rrëfimeve feministe dhe fuqinë humane të krijimit të filmit dokumentar. '

Përshkrimet e hollësishme të dokumentarëve që do të shfaqen në dy javët e ardhshme do të pasojnë ditëve në vijim! Na ndiqni për detaje!

Ky program është zhvilluar në partneritet me Kolektivin Habibi, me mbështetjen e Bankës Raiffeisen në Kosovë dhe Koha Group.

...
4 për 20! Ngrohje për Dokufest

4 për 20! Ngrohje për Dokufest!

Me afrimin e gushtit, ndjehet energjia e një prej festivaleve më të jashtëzakonshme në rajon! Këtë vit, Dokufest do ta festojë edicionin e 20-të! Ndërsa përgatitjet e festivalit janë në finalizim e sipër, drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari ka përzgjedhur hollësisht 4 kult filma kreativë për t'u shfaqur në një program ngrohjeje të mikpritur nga Lumbardhi.

...
Të dielat në Kino

Në kuadër të programit KINO, ‘Të dielat në Kino’ do t’i sjellë në ekran të madh disa nga filmat më intrigues nga historia e kinemasë. Ejani dhe shijoni shfaqjet nën qiellin e hapur, çdo të dielë, mes 6 qershor- 4 korrik, nga ora 20:30 në Kino Bahçe!

‘Të dielat në Kino’ u mundësua me përkrahjen e Ambasadës Franceze, Institutit Francez si dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës".

...
Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker

Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker, shënon 100 vjetorin e ditëlindjes së regjisorit të njohur të filmit që i dha formë kinemasë dhe artit të shekullit. Që nga fillimi i praktikës së tij, Chris Marker, ishte shumë i ndjeshëm ndaj luftërave politike në të gjithë botën dhe ndaj kryqëzimit të këtyre ndryshimeve që mund të shënohen në formë të filmit. Si rezultat i qëllimit të tij të angazhuar artistik, ai gjatë gjithë jetës u mor me kujtimet e luftrave anti-koloniale që ndodhnin larg, por disi shumë afër vendit të tij. Filmat e tij, të cilët janë përfshirë në këtë retrospektivë, zgjerohen gjeografikisht nga Siberia në Bosnjë, nga Japonia në Kosovë, duke krijuar një plejadë globale dhe historike të sfidave. "Kush i mban mend të gjitha ato?", pyet ai në një nga filmat eseistikë të tij duke iu referuar shteteve si shishe: "historia hedh shishet e saj të zbrasta nga dritarja." Kjo retrospektivë përpiqet t’i mbledhë dhe sjellë disa prej këtyre shisheve për t'ia treguar botës nga këndvështrimet e harruara.

Filmat do të shfaqen me përkthim në gjuhën shqipe dhe angleze. Hyrja ofrohet falas.

‘Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker’ mbështetet nga Ambasada Franceze dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës".

...